21:40 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mblidh Këshillin e Sigurisë Kombëtare me drejtim shëndetësor”, ish-ministri thirrje Metës

12:37 | 08/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po bëhet propagandë, ka rrezik serioz”, Shehu për koronavirusin: Qeveria është e vonuar, nuk ka as maska të thjeshta

Ish ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka reaguar me një status në rrjetin e tij social në Facebook në lidhje me koronavirusin duke iu drejtuar Kreut të Shtetit Ilir Meta që ky i fundit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare me drejtim shëndetsor.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike e quan të domosdoshme një nismë të tillë me efekt parandalues duke qëne se gjeografikisht koronavirusi është shumë afër vendit tonë.

Edhe pse pak më parë Ministria e Shëndetësisë bëri më dije se deri tani nuk ka asnjë rast pozitiv në Shqipëri Shehu i bën thirrje Metë të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Reagimi i plotë i Shehut:

“Shqiperia duhet te shpalle sot gjendjen e emergjences per Koronavirusin.

Kjo gjykoj se eshte e domosdoshme duke u bazuar se pari ne gjendjen epidemiologjike rajonale, si dhe:

1- Ne ecurine e kesaj epidemie ne Itali, ku tashme ka dale nga “Zona e kuqe” duke marre dimensione te medha ne te gjithe territorin, me nje mortalitet te larte reth 4,4%, vend me te cilin neve kemi shkembime te gjera dhe qe ka implementuar masa energjike.

2- Duke u bazuar ne rritjen shume te shpejte te rasteve te infektuara ne Greqi, masave te emergjences qe sot pritet te shpalle dhe ai vend, me te cilin ne gjithashtu kemi shkembime te medha.

3- Ne rastet e diagnostikuara se fundmi dhe ne vendet e tjera te Rajonit.

4-Ne te dhenat e pergjitheshme per karakteristikat e ketij virusi e rreziqet qe paraqet ai.

5- Ne dobesite e medha te sistemit tone shendetesor, gje qe manifestohet si ne nivel diagnostikimi, parandalimi, ashtu e mjekues.

Pavaresisht se zyrtarishit ne “nuk kemi” akoma asnje rast te deklaruar, ne keto kushte duhet shpallur gjendja e emergjences se pari per periudhen prej sot deri me 16 mars, praktike kjo e aplikuar edhe nga shtete te tjera te zhvilluara.

Ne terësi masat duhet te jene te nivelit te atyre te aplikuara ne Itali si shtet per jashte “Zones se saj te Kuqe”, per te cilen sot hyri ne fuqi nje rregjim tjeter shume me i forte.

Keshtu keto duhet te perfshijne me transparence vendime organizative, permiresime urgjente te sistemit shendetesor, dislokime adeguate fondesh, mobilizim te te gjitha resurseve njerezore e materiale, mbyllje te shkollave, aktiviteteve sportive dhe te ngjashme perfshi diten e sotme, etj.

Eshte e domosdoshme qe dhe Presidenti i Republikes te mbledhë Keshillin e Sigurise Kombetare me drejtim shendetesor.

Ne keto situata duhet vepruar sa me shpejt, sepse te vazhdosh te luash rolin e “trimit” te pa pergjegjshem, mund te rrezikosh rende qytetaret”.

Etiketa: koronavirusi dhe masattritan shehu
Pas

Ish komandanti i UÇK-së niset drejt Hagës, do të merret në pyetje për krimet e luftës

Para

VIDEO e frikshme/ Shoferi i tërbuar, me sëpatë në dorë sulmon mekanikun

Para
VIDEO e frikshme/ Shoferi i tërbuar, me sëpatë në dorë sulmon mekanikun

VIDEO e frikshme/ Shoferi i tërbuar, me sëpatë në dorë sulmon mekanikun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.