05:19 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbyllja e shkollave prej koronavirusit, opozita propozon planin me 8 pika: Si duhet të vijojë mësimi nga sot

15:27 | 09/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ambjent me qera për nxënësit e klasës së parë”/ Mësimi me dy turne, problem në zonat rurale (video)

Qeveria shqiptare ka marrë sot vendimin i cili ka hyrë menjëherë në fuqi për mbylljen e shkullave të arsimit parauniversitar dhe universitar si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit ndërsa opozita ka dhënë propozimet e saj në lidhje mem mënyrë se si duhet të plotësohen orët mësimore që të mos ketë vonesa dhe prapambetje.

Ish-zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj, pavarësisht se e shikon si një masë të vonuar, ka përshëndetur vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollave deri në fillim të muajit Prill, ndërsa propozon që të bëhet realizimi i e modeleve të mësimit , nepermjet TVSh, në nje nga kanalet e dedikuara për arsimin detyrues.

Përmes një plan-propozimi prej 8 pikash, Malaj shprehet ndër të tjera se qeveria duhet të mobilizojë policinë dhe ushtrinë, që të jenë të sigurta vendet e karantinës ,të mjediseve të populluara, që mund të prodhojnë situara emergjente.

“Sot është koha të solidarizohemi dhe të mos panikosemi!
Kemi specialist të mrekullueshëm dhe të ndihmojë njëri- tjetrin!
Vetpërmbajtja, menaxhimi, vlerësimi , higjenizimi dhe infromacioni i përditësuar do të na bëj që t’ia dalim edhe kësaj pantemie botërore! ?”, mbyll reagimin e saj përfaqësuesja e opozitës.

Reagimi i plotë:

Në përballjen me Koronavirusin duhet të jemi solidarë!

Vendimarrja sot e Qeverisë për mbylljen deri në Prill të sistemit arsimorë Parauniversitarë dhe Universitarë në situatën e kësaj epidemie është e duhura , ndonëse paksa e vonuar. Në situatat e sotme , ku gjendet i gjithe vendi dhe bota , masat nuk duhet të jenë te paplota , as dhe propagandistike , por masa te percaktuara për të mirëmenaxhuar jetën e qytetarëve!
Grekët e vjetër thonë se : “Te mençurit kuptojnë nga gabimet e të tjerëve” , izolimi dhe vetizolimi janë masat më të mira për të parandaluar dhe për të përcaktuar situatën akute aktuale ku ndodhemi .
Mbyllja e shkollave është nje masë që duhet vlerësuar në këtë moment, por kjo masë ngelet gjysmake , nëse nuk do të shoqërohet me disa masa të tjera që lidhet me pezullimin për arsimin :
1. Realizimin e modeleve të mësimit , nepermjet TVSh, në nje nga kanalet e dedikuara për arsimin detyrues( mundësi
që kjo realizohet me kurrikulen mësimore që është e unifikuar) , në hartim me MARS.
2. Realizimin e procesit të mësimit për maturantët në TVSh,, të cilët do të duhet të ndjekin procesin e provimeve të maturës shtetërore. ( model shumë të mire që per herë të parë është realizuar në ‘97 , dhe pati impak të jashtëzakonshëm) , realizuar në partneritet me MASR.
3. Për fëmijët e sistemit parashkollorë , të realizohen nga media vizive ne partneritet me MARS filma të animuar (vizatimorë) për situatat emergjente që duhet të edukojmê të vegjlit , per te rritur higjenën dhe kujdesin shëndetësorë.
4. Qeveria të hartojë një marrëveshje , ndërmjet punëdhenesit, punëmarrësit dhe qeverisë, për prindërit e fëmijëve të mitur dhe atyre që do te rrinë në shtëpi, tju sigurojë ketyre prindërve , mundësinë e ndënjes në shtëpi dhe realizimin( në ato raste që mundet) të punës nga shtëpi ,për të krijuar situatë bashkëpunimi dhe për të ndihmuar fëmijët dhe prindërit e tyre.
5 . Për fëmijët dhe prindërit e prekur nga tërmeti dhe ata që tashmë duhen vetizoluar, në mënyrë të menjehereshme shteti të pajisi me tekste mësimore falas dhe të krijojë mundësinë që nē ato mjedise që nuk kanë ekrana tv , ti pajisi me ekranet qe nua ka sekuestruar lloto basteve , për t’i ndihmuar këta fëmijë qē janë më të traumatizuar .
6. Bashkitë të marrin masa emergjente për të siguruar ujë të pishëm, të rrjedhshëm e të garantuar , pasi uji sherben për higjenizimin e mjedisit , larje , mbajtjen paster të rrobave dhe vendit ku jetohet e punohet.
7. Qeveria duhet të mobilizojë policinë dhe ushtrinë, që të jenë të sigurta vendet e karantinës ,të mjediseve të populluara , që mund të prodhojnë situara emergjente.
8. Qeveria të bëj rolin e menaxherit dhe tua lërë vendin daljes se specialistëve per të treguar masat dhe për të proceduae rastet.

Sot është koha të solidarizohemi dhe të mos panikosemi!
Kemi specialist të mrekullueshëm dhe të ndihmojë njëri- tjetrin!
Vetpërmbajtja, menaxhimi, vlerësimi , higjenizimi dhe infromacioni i përditësuar do të na bëj që t’ia dalim edhe kësaj pantemie botërore! ?

 

Etiketa: koronavirusimbyllja e shkollavemesimiNora Malaj
Pas

Rezarta Shkurta tregon dhuratën që i la Nexhmije Hoxha para se të ndërronte jetë

Para

“Takime të ndara për të përçarë”, Albin Kurti ‘hakmerret’ ndaj refuzimeve të Thaçit. Nuk i shkon në takim

Para
Dëshmia e Thaçit në Gjykatë: Kam dëgjuar Albinin e Glaukun të thonë se këta duhen vrarë

"Takime të ndara për të përçarë", Albin Kurti 'hakmerret' ndaj refuzimeve të Thaçit. Nuk i shkon në takim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.