Aktori i njohur i Hollivudit, Max Von Sydow, i cili u shfaq në filma dhe seriale televizive duke përfshirë “The Exorcist”, “Flash Gordon” dhe “Game of Thrones”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.
Familja e tij njoftoi “me zemër të thyer dhe një trishtim të pafund” se aktori me origjinë suedeze ndërroi jetë të dielën.
Ai u nominua për dy çmime “Oscars” gjatë karrierës së tij – përfshirë Aktorin më të mirë në 1998-n për “Pelle The Conqueror”.
Nominimi tjetër i tij për Akademinë ishte ai për Aktorin më të mirë dytësor për rolin e tij në “Extreme Loud & Incredently Close” të vitit 2011.
Max ishte nominuar për një Emmy në vitin 1990 për rolin e tij në thrillerin e HBO “Red, White Knight”.
Ai njihej shpesh në Hollivud për rolet negative, por në një intervistë aktori ishte shprehur se “është shumë e mërzitshme të kesh ngecur pak a shumë në një lloj personazhi”.
Max Von Sydow do të mbahet mend si aktori i parë mashkull suedez që u nominua nga Akademia.