Mbrëmjen e kaluar janë konfirmuar rastet e para të koronavirusit në Shqipëri ndërsa mësohet se ata janë babë e bir të cilët ndodhen në karantinën e ngritur në qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në pavionin e infektimit.
Nëse më parë në shqipëri flitej për masa parandaluese ndaj kësaj epidemie, nga mesnata e kaluar kanë nisur përpjekjet dhe angazhimet për të menaxhuar situatën pasi siç është parë në vendet e tjera, mundësia e përhapjes së tij është jo e vogël.
Ditën e sotme në kryeqytet qytetarë të shumtë janë parë me maska mbrojtjëse në fytyrë, Në supermarkete për funizimin me ushqime por edhe shmangien e aktiviteteve publike.
Gazetari i njohur, Blendi Fevziu është fotografuar në rrugët e Tiranës teksa në fytyrë mban një maskë mbrojtëse.
Ai duket se i është drejtuar makinës së tij por pavarësisht se flet në telefon me dikë, ka preferuar ta mbajë në fytyrë maskën mbrojtëse.
(F.GJ/FAXWEB.AL)