Deputeti i opozitës së re, Kostaq Papa i cili u bë viral për mesazhin e tij në Kuvend, ku tha se kur isha i ri me kaçurrela dhe me lekë, femrat krah tij më shumë pinin whisky sesa ujë, ka reaguar pas deklaratës së bujshme.
Por në reagimin e tij, Kostaq Papa thekson se fjala e tij u nxorën nga konteksti dhe se ai kishte kërkuar llogari për tenderat dhe korrupsionin.
Për deputetin e opozitës së re u bënë bashkë ujqërit dhe çakejtë kundra tij.
“Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korrupsionit.
Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan t’ia dinë për integrimin e vendit në BE, por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!
Zoti dhe e drejta është me shqiptarët! Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që s’ka prekur e nuk do prek asnjë lekë publike. E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.
Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët! Ky shekull është i Shqiptarëve! SHQIPËRI ATDHEU IM ! Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhtar e poshtërues”,- shkruan Kostaq Papa në Facebook.
(M.Q/Faxweb.al)