Franck Riester, Ministër i Kulturës në Francë rezultoi pozitiv pas testit të bërë për koronavirusin, njoftoi kabineti i tij të hënën në mbrëmje, duke shtuar se ai është “në gjendje të mirë”.
Në njopftim theksohet se Ministri i Kulturës ishte “në gjendje të mirë”.
“Ministri u testua pozitivisht sot” pasi manifestoi “simptoma”, tha kabineti, duke përmendur që Franck Riester kishte kaluar disa ditë javën e kaluar në Asamblenë Kombëtare, ku u konfirmuan disa raste.
Matignon tha se “rregullat për ministrat janë të njëjta si për të gjithë francezët”. “Për qeverinë, rregullat e maturisë dhe gjestet barrierë mbeten në rregull,” shtoi i njëjti burim për një media vendase.
Franck Riester nuk është zyrtari i parë i qeverisë në botë që infektohet. Disa zyrtarë të lartë iranianë janë ndër ata të infektuar me pneumoni virale, duke përfshirë Massoumeh Ebtékar, nënkryetare përgjegjëse për gratë dhe familjen, dhe zv / ministrin e shëndetësisë, Iradj Harirchi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)