19:38 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi, shënohet një i infektuar dhe në Durrës

12:37 | 10/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi, shënohet një i infektuar dhe në Durrës

Ka shkuar në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Sipas zv.ministres së shëndetësisë Mira Rakacolli, në vendin tonë janë kryer në total 114 teste për koronavirusin, 10 prej të cilëve pozitivë.

Sipas Rakacollit 6 nga rastet e reja janë kontakte të dy të prekurve të parë, që ishin babë e bir, ndërsa dy të tjerët janë raste të veçuara.

Zv.ministrja i referohej dhe rastit të 31-vjeçarit që kishte pasur një historik udhëtimi në Milano, si dhe një personi të sëmurë në spitalin e Durrësit.

“Deri sot janë testuar 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitiv. Ato që kanë qenë dje babë e bir, 6 që janë konakte të këtyre të sëmurëve dhe dy raste të reja të palidhura me këto raste. Një që është i shtruar në Infektiv dhe ka një histori udhëtimi në Milano një ditor, dhe një në spitalin e Durrësit”, bëri me dije zv.ministrja e Shëndetësisë.

Zv.ministrja tha më tej se duhet pasur shumë kujdes me sjelljet personale të qytetarëve, të cilët duhet të shmangin sa më shumë grumbullimet masive, si dhe transportin në shërbimin urban.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico tha se në këtë institut janë të gjitha kapacitetet për të përballuar situatën e koronavirusit. Ajo bëri një apel të përsëritur për masat e higjienës personale.

“Larjen e duarve më shumë se 20 sekonda, përdorimin e dezinfektantëve, respektimin e higjienës respiratore, përdorimin e facoletës, pas kollitjes dhe teshtimave dhe pasi e përdorim ta hedhim në kosh me kapakë të mbyllur. Të zbatojmë rregullin e distanimit social, por të gjithë jemi të informuar që një nga mënyrat e përhapjes janë spërklat në kontakte direkte dhe jo e ajrit”, tha Fico.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: 10 te prekur nga koronavirusimira rakacolli
Pas

VIDEO/ Koronavirusi “në shtëpi”/ Shqiptarët moskokëçarës, rrinë në kafe dhe luajnë domino (Vëzhgim në disa qytete)

Para

“Nuk ka rrugë tjetër!” Shefi i Urgjencës bën thirrje: Qëndroni në shtëpi, jemi në kushte të një epidemie

Para
“Nuk ka rrugë tjetër!” Shefi i Urgjencës bën thirrje: Qëndroni në shtëpi, jemi në kushte të një epidemie

“Nuk ka rrugë tjetër!” Shefi i Urgjencës bën thirrje: Qëndroni në shtëpi, jemi në kushte të një epidemie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacion i Suksesshëm i Forcës Detare Shqiptare në Egje / Shpëtohen 13 Emigrantë

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan refuzon ta zbatojë vendimin

Lituania çon në Hagë Bjellorusinë, e akuzon për orkestrimin e një krize migracioni

“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

Meta urdhëron analizë për rezultatin më 11 maj, për çfarë dyshon kreu i PL?

PD “kërkesë urgjente” KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e votave të diaspora

Aksident i rëndë te Fafa, në Institut, Tiranë/Makina përplas këmbësorin

Rama për ORF: Anëtarësimi në BE është një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

BE dhe Britania vendosin sanksione të reja kundër Rusisë

Mbeti jashtë parlamentit, Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.