00:12 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balla akuzon ashpër Berishën e Bashën: Synojnë të demoralizojnë ekipet e mjekëve

19:33 | 10/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Avni Rustemi rrotullohet në varr”,  Balla opozitës së re: Erdhët këtu nga gabimet e tyre

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, ku për këtë të fundit shkruan se ka shtuar numrin e postimeve e lajmeve të rreme.

Ndërkohë, Balla shkruan se Basha dhe Berisha përmes qëndrimeve të tyra për situatën nga koronavirusi, kanë nisur një fushatë histerike e një tufe politikanësh të paskrupullt.

Reagimi i plotë:

Me rritjen një nga një të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, si askund tjetër në më shumë se 100 vende në botë, ka nisur një fushatë histerike e një tufe politikanësh të paskrupullt.

Njëlloj si pas tërmetit të 26 Nëntorit, edhe këto 48 orë të para pas shaqjes së rasteve të para me koronavirus, Shqipëria duhet të durojë edhe kujën paskrupullt të hienave, që duan të ngjallin mosbesim, zi dhe humbje shprese.

Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rremujë, apo demoralizuar mjekët dhe infermieret.

48 orët e fundit janë një shpërthim histerie me në krye të së cilës shfaqet si gjithmonë Sali Berisha, cili ka shtuar numrin e postimeve të rreme. Me paturpësinë malinje që e karakterizon ai poston video nga Irani, se gjoja ato pamje janë në Tiranë. Pas Saliut vjen natyrshëm dështaku epokal Lulzim Basha, me lloj-lloj përpjekje, që synojnë të demoralizojnë ekipet e mjekëve dhe infermiereve si dhe të rrisë sa më shumë panikun.

Në asnjë vend në botë nuk ndodh kjo. Në Itali Kryetari i Partisë Demokratike u prek vetë nga Koronavirusi dhe nuk mallkoi askënd, thjeshtë u tërhoq për t’iu vënë në dizpozicion karantinimit dhe mjekëve.

Megjithatë shqiptarët i njohin këta politikanë të pashpresë.

Qeveria shqiptare dhe shërbimi ynë shëndetësor në bashkëpunim më OBSH do t’ia dalin ta përballojnë këtë situatë.

Të gjithë duhet thjeshtë të ndjekim udhëzimet e specialistëve dhe të Qeverisë.

Pas

“Oligarkët pastrojnë depot, shqiptarët marrin materialet e skaduara”, Vasili: Rama të largohet menjëherë dhe të merret nën hetim

Para

Media Gjermane citon Merkelin: 60-70% e njerëzve do të preken nga koronavirusi

Para
Media Gjermane citon Merkelin: 60-70% e njerëzve do të preken nga koronavirusi

Media Gjermane citon Merkelin: 60-70% e njerëzve do të preken nga koronavirusi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.