Masat e marra për bllokimin e pikave kufitare që lidhin Shqipërinë me Italinë kanë prekur të gjitha llojet e transporteve përfshirë edhe atë detar.
Natën e sotme janë nisur dy tragetet e fundit pasi do mbyllet linja me tragete për pasagjerë dhe do jetë vetëm lëvizja e kamionëve me mallra drejt këtij vendi.
Në një lidhje direkte nga Porti I Durrësit gazetarja e Fax News Albana Aliaj raporton se deri më tani janë regjistruar 1700 pasagjerë që do nisen nga Durrësi për në Bari.
Gazetarja thotë se të gjithë kishin marrë masat mbrojtëse ( maska ) për gjatë udhëtimit dhe se ka pasur edhe shumë të tjerë që kanë kërkuar bileta në moment të fundit për të udhëtuar drejt Italisë.
Nuk dihet deri kur do zgjasin këto masa pasi siç është lajmëruar, Italia është e tëra një karantinë dhe ka bllokuar çdo urë lidhëse me vendet e tjera.