Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat është shprehur në 24 orët e fundit janë zbuluar dy raste të tjera me koronavirus.
Sipas zv.ministres Mira Rakacolli, në 24 orët e fundit janë bërë 43 testime, nga të cilat 2 kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 12.
Sipas Rakacollit, një nga personat pozitiv ka qenë kontakt i rasteve të para bab e bir, në Tiranë, ndërsa një tjetër rast është një i moshuar nga Lushnja që është kthyer disa ditë më parë nga Italia.
“Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, të bab e bir që u zbuluan si të prekur, tjetri një i moshuar në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo. Të dyja rastet janë në vetë izolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
157 njerëz të dyshuar në total, 12 janë pozitiv. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 janë të shtruar në Infektin në gjendje stabël, një në Durrës. 7 janë në vetë izolim, pa shenja klinike. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet”, njoftim ministria e Shëndetësisë.
(E.K/Faxweb.al)