09:51 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U bë ‘mollë sherri’ mes Ramës, Bashës e Manastirliut, mjeku Allkja reagon ndaj ministres: Gënjeu publikisht për politikë, ja qarimi im

22:45 | 11/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
U bë ‘mollë sherri’ mes Ramës, Bashës e Manastirliut, mjeku Allkja reagon ndaj ministres: Gënjeu publikisht për politikë, ja qarimi im

Emri i mjekut Ilir Allkja është bërë ditën e sotme pjesë e debatit politik dhe replikave në distancë mes kryeministrit edi Rama, kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës dhe mMinistres së Shëndetësisë, Ogerta MAnastirliut pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shprehej se është vetëkarantinuar sepse ka vizituar tre pacientë me koronavirs pa veshje mbrojtëse.

Manastirliu i publikoi foton që ai vetë kishte postuar me veshjen e posaçme për mbrojtje gjatë vizitave ndryshe nga ç’pretendoi mjeku se në një rast ka vizituar një pacient të dyshuar me koronavirus.

së fundmi ka reaguar vetë Allkja në rrjetet sociale ku thotë se Ministrja gënjeu publikisht për politikë, ndërsa më tej sqaroi edhe deklaratën e bërë.

Allkja thotë se ai në asnjë rast nuk tha që Shërbimi i Urgjencës nuk ka veshje speciale por tha se ato përdoren vetëm në rastet kur paraprakisht raportohen nga Zyra e Koordinimit si të dyshuara me koronavirus.

“Në asnjë rast nuk kam thënë që Shërbimi i Urgjencës nuk ka veshje special, por kam thënë që ato veshje përdoren vetëm për raste që paraprakisht raportohen nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës si të dyshuara me coronavirues. Rasti për të cilin jam detyruar të vetëizolohem, më është raportuar nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës pa shenja të ngjashme me atë të koronavrusit, prandaj dhe nuk jemi pajisur me veshjen special për të kryer vizitën në atë rast! Pas kontrollit, personi ka pasur shenja të ngjashme me ato të koronaviruesit dhe në këtë moment është person i dyshuar si i infektuar me koronavirus”-deklaron mjeku.

Reagimi i plotë:

Kur e ke mendjen të bësh politikë dhe jo të dëgjosh zërin dhe apelin e sinqertë të një profesionisti në izolim për shkak të detyrës, si dhe thirrjet e arsyeshme për të marrë masat e nevojshme, s’di çfarë flet dhe nuk ke turp as të gënjesh publikisht apo të deformosh qëndrimet e profesionistëve për politikë!

Znj. Ministre!

Dëgjoje edhe njëherë shqetësimin dhe apelin tim, dhe të lutëm thirr një specialist që të ta shpjegojë atë që kam thënë.

Në asnjë rast nuk kam thënë që Shërbimi i Urgjencës nuk ka veshje special, por kam thënë që ato veshje përdoren vetëm për raste që paraprakisht raportohen nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës si të dyshuara me coronavirues.

Rasti për të cilin jam detyruar të vetëizolohem, më është raportuar nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës pa shenja të ngjashme me atë të coronavrusit, prandaj dhe nuk jemi pajisur me veshjen special për të kryer vizitën në atë rast! Pas kontrollit, personi ka patur shenja të ngjashme me ato të coronaviruesit dhe në këtë moment është person i dyshuar si i infektuar me coronavirus.

Për këtë arsye, apeli im ka qenë i thjeshtë dhe i qartë:
1- Zyra e Koordinimit të Urgjencës të marrë informacione më të detajuara dhe të sakta nga pacientët.
2- Nisur nga situata, për çdo vizitë, pavarësisht nga simptomat që raporton pacienti apo problem shëndetësor që ai dyshon që ka, stafi mjekësor duhet të shkojë në çdo rast i pajisur me veshje speciale. Për këtë arsye, kërkohet një numër më i madh veshjes speciale. Besoj e di, që Shërbimi i Urgjencës nuk pajisjet me veshje speciale për çdo vizitë që kryen, sepse sasia e tyre nuk është e mjaftueshme!

Znj. Ministre,
Lere politikën për një moment, por bëhu nënë, bashkëshorte dhe motër vetëm për pak momente. Edhe ne mjekët kemi fëmijë, bashkëshorte dhe morta, për pasojë duam të jemi të sigurt.

Apeli i një mjeku për siguri sot, është edhe apeli i një prindi, bashkëshorti dhe familjari!

Mirënjohje pa fund për punën e çdo kolegu, që me vetmohim është në shërbim të çdo qytetari. Jemi në mision dhe do ta kryejmë ato në çdo kohë dhe pavarësisht vështirësive.

Sot ska nevojë për gënjeshtra! Ska nevojë për luftë të pasinqertë politike! Ka nevojë për njerëzillëk dhe përgjegjshmëri.

Faleminderit kujtdo që sot pavarësisht nga statusi shoqëror, është në mbështetje të mjekëve dhe i jep jehonë apelit të tyre të sinqertë. Ju na mbështesni, dhe ne do jemi në gjendje të jemi në shërbimin e çdo shqiptari, që sot ka më shumë se kurrë nevojë për ne!

Pas

Pezullimi i transportit publik, Bashkia e Tiranës sqaron se cilat janë linjat që ‘paralizohen’

Para

Njihet nga autoritetet si pacientja “0”, shërohet plotësisht 38-vjeçarja në Greqi

Para
Njihet nga autoritetet si pacientja “0”, shërohet plotësisht 38-vjeçarja në Greqi

Njihet nga autoritetet si pacientja "0", shërohet plotësisht 38-vjeçarja në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Elsa Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Doli nga burgu pak ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

Durrës/Kapet dhe ndalohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje të përsëritura në një lokal ku punonte

Osmani diskuton me zëvendëssekretarin Landau për bashkëpunimin ekonomik Kosovë – SHBA

Vijon operacioni për lirimin e hapësirave publike në plazhet e qarkut, procedohet një subjekt në Darëzezë

Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

Do të zgjasë 14 vite/ Kievi: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

Kancelari gjerman i kërkon Trumpit të qëndrojë pranë Evropës në mbrojtje të Ukrainës

Romë, Meloni dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 10 miliardë euro për Ukrainën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.