05:48 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Feston 7-vjetorin Papnor, Meta uron Atin e Shenjtë: Zoti ju dhëntë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të mirën e…

22:18 | 13/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Feston 7-vjetorin Papnor, Meta uron Atin e Shenjtë: Zoti ju dhëntë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të mirën e…

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nëpërmjet një statusi në Facebok i ka përcjellë një mesazh urimi Atit të Shenjtë Papa Françeskut për 7-vjetorin e Tij Papnor.

Në mesazhin e urimit Meta e falenderon Atin e Shenjtë për çdo ndihmë të dhënë ndaj Shqipërisë si dhe i kujton vizitën e zhvilluar në Shqipëri para pak vitesh si dhe mbresat e lëna.

“Në këto kohë, fatkeqësisht njerëzimi po përjeton zhvillime të shumta dramatike, por atij asnjëherë nuk i kanë munguar mesazhet shpresëdhënëse të Shenjtërisë Tuaj, për më shumë dashuri, bashkëpunim, mirënjohje, solidaritet e dhembshuri, si dhe për më shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri”,-shkruan ndër të tjera

Postimi i plotë

“Shenjtëria Juaj, Papa Françesku,

Me rastin e 7-vjetorit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe t’Ju uroj sukses të plotë në përmbushje të misionit Tuaj hyjnor.

Përfitoj nga rasti që, në këto ditë të veçanta, për mbarë botën dhe në veçanti për Italinë, Shqipërinë dhe shumë vende të tjera, të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që, Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike në Shqipëri, i kanë dhënë popullit shqiptar në kapërcimin e vështirësive shpirtërore, sociale e ekonomike.Shqiptarët, pa dallim përkatësie fetare, i ruajnë ende të freskëta mbresat nga vizita Juaj në Shqipëri, si dhe i kujtojnë me dashuri mesazhet Tuaja inkurajuese për rritjen e shpresës dhe të besimit.Në këto kohë, fatkeqësisht njerëzimi po përjeton zhvillime të shumta dramatike, por atij asnjëherë nuk i kanë munguar mesazhet shpresëdhënëse të Shenjtërisë Tuaj, për më shumë dashuri, bashkëpunim, mirënjohje, solidaritet e dhembshuri, si dhe për më shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri.

Me dëshirën për t’i forcuar e pasuruar më tej lidhjet institucionale e shpirtërore, mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Zoti ju dhëntë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të mirën e njerëzimit”.

 

Etiketa: ilir metapapa francesku
Pas

E çuditshme: Rritet numri i divorceve mes çifteve, arsyeja është koronavirusi

Para

“Në ndihmë të qytetarëve”, Policia e Shtetit vendos 2 numra kontakti shtesë

Para
“Mezhgorani”/ Shkon në 36 numri i të arrestuarve, Policia: Ja çfarë kemi sekuestruar deri tani

"Në ndihmë të qytetarëve", Policia e Shtetit vendos 2 numra kontakti shtesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.