Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Monika Kryemadhi për Integrim ka reaguar me një status në rrjetin e saj Facebook në lidhje me masat që po merren në kuadër të koronavizrusit.
Kryemadhi e ka vënë theksin tek masat dhe kushtet e pafavorshme siaps saj në të cilën punojnë mjekët shqiptarë në krahasim me kolegët e tyre në botë, duke sjellë si shembull rastin ne një mjeke shqiptare që punon aktualisht në Itali.
Reagimi i plotë:
“Kjo është doktoresha Silva Ruli Shameti, mjeke dhe mike e mirë që unë e dua shumë, e cila prej 3 javësh po shërben pa pushim në repartin e karantinës të spitalit të San Marino-s.
Mendimet tona shkojnë jo vetëm për të, por për të gjithë mjekët shqiptarë që punojnë jashtë. Ata sot i ofrojnë siguri qytetarëve evropianë, por edhe pse në karantinë duke luftuar vetë me virusin, mendjen dhe shpirtin e kanë të lidhur me situatën në Shqipëri, për familjarët, miqtë e kolegët e tyre këtu.
Falenderimet dhe lutjet tona shkojnë edhe për të gjithe mjekët tanë që punojnë këtu në kushte shumë më të pafavorshme se kolegët e tyre në Evropë. Për mjekët e Shqipërisë nuk mjaftojnë vetëm duartroktijet e orës 17:30, por të lutemi për shëndetin e tyre mëngjes, drekë, darkë, e në çdo kohë të shpresojme që ata e familjarët e tyre të gjejnë forcën, për të përballuar ditët e vështira që kemi përpara.
Zoti i bekoftë sakrificat tuaja“!