Partia Demokratike por edhe opinioni publik kanë folur këto ditë në lidhje me planin ekonomik të përballimit të situatës me koronavirusin në vend por edhe pas përfundmit të luftës me të.
Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka folur sot përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se duhen edhe disa ditë ndërkohë që i fotn ata që kanë reaguar për këtë çështje të tregojnë durim.
Rama shprehet se ‘ju kujtoj tërmetin: t’i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion!”, ndërsa shton se asgjë nuk do mbetet pa u bërë për ç’ka është mundësia.
Në lidhje me gjobat që parashikon akti normativ i miratuar sot, Rama shprehet se nuk janë për popullin, po për shkelësit e rregullave të kësaj lufte dhe “nuk janë për të mbledhur shteti para, po për të mbrojtur popullin nga shkeljet që në këtë situatë lufte kërcënojnë shëndetin e tij!”
Reagimi i plotë:
? DUKE NDJEKUR KOMENTET TUAJA U THEM TË GJITHË ATYRE QË PYESIN PËR PLANIN EKONOMIK TË DALJES NGA KJO KRIZË HUMANITARE QË TË BËJNË PAK DURIM! NA DUHEN EDHE DISA DITË, JU LUTEM DURIM!
? JU KUJTOJ TËRMETIN DHE JU PËRSËRIS: T’I BËJMË GJËRAT HAP PAS HAPI QË TË MUND TË SHKOJMË NË DESTINACION! KINI BESIM SE ÇFARË ËSHTË NË MUNDËSITË E KËSAJ TOKE, NUK DO TË MBETET PA U BËRË!
? NDËRSA KUJT ANKOHET PËR GJOBAT E RËNDA TË AKTIT NORMATIV I THEM SE GJOBAT NUK JANË PËR POPULLIN, PO PËR SHKELËSIT E RREGULLAVE TË KËSAJ LUFTE DHE NUK JANË PËR TË MBLEDHUR SHTETI PARA, PO PËR TË MBROJTUR POPULLIN NGA SHKELJET QË NË KËTË SITUATË LUFTE KËRCËNOJNË SHËNDETIN E TIJ!
SA PËR NJË SHEMBULL: SHKELJET SOT KANË QENË AFËR ZEROS!
? TË VAZHDOJMË SIÇ E KEMI NISUR, TË BËJMË DURIM, TË MOS KËRKOJMË NË NJË SITUATË LUFTE TË ZGJIDHIM BRENDA TRE DITËSH, TË GJTHA PROBLEMET E PASLUFTËS!
? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!
(F.GJ/FAXWEB.AL)