Vatikani bëri me dije sot se festimet tradicionale të javës së Pashkëve, këtë vit do të mbahen pa praninë e besimtarëve, për shkak të koronavirusit.“Për shkak të situatës shëndetësore emergjente globale, të gjitha festimet e Javës së Shenjtë do të mbahen pa prezencën e besimtarëve”, -u tha në një njoftim zyrtar.
Zakonisht këto festime, që kryhen nga e enjtja e shenjtë deri të dielën e Pashkëve, mbledhin dhjetra, mijëra njerëz në sheshet e Romës dhe Vatikanit.
Po ashtu, u bë me dije se meshat e së dielave dhe dëgjesat e Papës do të transmetohen përmes internetit dhe televizionit, pa praninë e besimtarëve.