20:43 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kemi në dispozicion 9 mijë shtretër” Manastirliu përgjigjet nëse ka tamponë mjaftueshëm për testet: Po planifikojmë të…

22:49 | 16/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kemi në dispozicion 9 mijë shtretër” Manastirliu përgjigjet nëse ka tamponë mjaftueshëm për testet: Po planifikojmë të…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu,  në një lidhje me skype në emisionin “Opinion”, e pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, raportoi mbi gjendjen e krijuar në vend pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Manastirliu: Është një gjendje që paraqitet e qetë, ne kemi marrë masa për të kufizuar sa të  jetë e mundur vizitat dhe konsultat, duke lejuar që të realizohen të gjithë urgjencat dhe ato terapi mjekimi që janë jetike për pacientë të ndryshëm me qëllim për të optimizuar kapacitetet tona në funksion të COVID 19. Ne kemi mbi 9 mijë shtretër përfshirë edhe spitalet jopublike.

Fevziu: OBSH rekomandon bëni teste, pse kaq pak teste.

Kur shpallet gjendja e pandemisë vlerësohen të gjitha rastet sipas një definicioni të përcaktuar. OBSH ka rekomanduar testimin në varësi vetëm të personave që kanë simptoma apo kanë histori të lidhura me kontakte personash të prekur. Kjo është një strategji shumë e mirë.

Korea e Jugut bëri teste masive….

Edhe ne kemi një strategji shumë të mirë në kuadër të ndërprerjes së zinxhirit të epidemisë dhe kjo krijohet nëpërmjet realizimit të testimeve për ata që kanë simptoma.

Fevziu:Keni tampone mjaftueshëm? Ka një lajm të vazhdueshmë që mungojnë tamponët dhe për këtë arsye ka më pak teste?

Ne jo vetëm që kemi tamponë, kemi kitet dhe reagentët për të kryer atë analizë që duhet në raport me konfirmimet e rasteve, por vijojmë të furnizohemi në vazhdim. Ndërkohë që po planifikojmë të hapim një qendër tjetër me aparatura që i kemi dhe presim të furnizohemi me kitet për të hapur qendrën e dytë në ambientet e QSUT.

Fevziu:Sa teste  mund të kryeni?

Ne do të vijojmë të testojmë të gjithë ata që shfaqin simptoma, por dhe ata që komunikojnë përmes numrit  127.

Fevziu:Përse nuk liberalizohet testimi, të bëhet në spitalet private për ata që i kanë mundësitë?

Tamponi nuk i bëhet cddo njeriu, sepse mund të jetë edhe një grip i lehtë. Patjetër që është edhe ky opsion për të bërë testet e shpejta, por ne jemi duke bashkëpunuar me OBSH dhe OBSH ende nuk i ka validuar testet e shpejta. Ne duam cilësi maksimale pëmes testeve të laboratorit të ISHP, që është i certifikuar.

Fevziu: Mbetet problem infektimi i mjekëve, përse nuk merren masa për mbrojtjen e tyre?

Kjo është një masë që është e ndërmarrë dhe në këtë momente që ne flasim, të gjithë spitalet e vendit janë të pajisura me pasjijet profesionale mbrojtëse. Stoku vijon të përforcohet edhe pse me mangësitë botërore, që sikurse dihen. Ne aktualisht kemi, vijojmë të furnizohemi dhe vijojmë të lidhim kontrata, por ajo që ka ndodhur nuk lidhet me pajisjet e mbrojtjes profesionale. Ajo që ka rëndësi dhe këtu kam një thirrje për qytetarët, duhet të raportojnë historitë e udhëtimit.

Etiketa: 9 mije shtreterOgerta Manastirliu
Pas

Anullohet koncesioni i Check Up? Reagon “rrufeshëm” Manastirliu

Para

Kryemadhi nuk “zhgënjen” me deklaratat predikuese: Vdekjen fizike ta sjell zoti, ndërsa vdekjen shpirtërore ta sjell qeveria”

Para
VIDEO/ “Mbështesni njëri-tjetrin duke konsumuar shqip”, nisma e Kryemadhit: Tavolina e festës duhet të jetë me prodhime vendase

Kryemadhi nuk "zhgënjen" me deklaratat predikuese: Vdekjen fizike ta sjell zoti, ndërsa vdekjen shpirtërore ta sjell qeveria"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

Kanadaja përballet me emergjencë zjarresh, evakuohen 17 mijë banorë

Raporti i ri/ Koreja e Veriut furnizon Rusinë me raketa dhe trupa për luftën ndaj Ukrainës

“Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE”, komisionerja Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt, me Ramën…

“Ju e dini kush i blen votat”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, Logu publikon videon: Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.