Mostra e pacientes nga Pogradeci, e cila ka shfaqur simptoma të COVID-19 ditët e fundit pasi ka qenë një paciente e spitalit Shefqet Ndroqi në Tiranë, nga ku kanë rezultuar pozitivë pjesë e stafit mjekësor, ka dale negative.
Lajmi është konfirmuar nga Instituti i Shëndetit publik, sipas të cilit 15 vjeçarja nga Mokra, ka rezultuar negative ndaj koronavirusit.