12:44 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skenari i frikshëm i Mukës: Deri në 130 mijë persona mund të shtrohen në spital në Shqipëri, qeveria duhet t’iu shtrijë dorën të gjithëve

18:45 | 18/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skenari i frikshëm i Mukës: Deri në 130 mijë persona mund të shtrohen në spital në Shqipëri, qeveria duhet t’iu shtrijë dorën të gjithëve

Taulant Muka, mjek epidemiolog, ishte sot në një lidhje ”Skype” në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, ku foli lidhur me përhapjen e pandemisë në të gjithë botën, dhe për masat e ndërmarra në Shqipëri.

Muka u shpreh se për vende me një sistem të dobët shëndetësor shiç është Shqipëria është e domosdoshme që të merren masa të forta në kufizimin e lëvizjeve, duke qenë se kjo është një masë e përkohshme për frenimin e virusit.

Sipas Mukës duke iu referuar dhe të dhënave të përpunuara të Kinës, në Shqipëri, në skenarin më të keq, mund të jenë 130 mijë persona, që mund të kërkojnë shërbim spitalor, për përballjen me COVID-19.

Sipas tij qeveria shqiptare duhet tiu shtrijë dorën e bashkëpunimit të gjithë ekspertëve dhe forcave politike, dhe duhet të ketë sa më shumë komunikim me qytetarët.

“Gjithë bota është në risk sot, karantina shërben për frenimin e përhapjes së virusit, dhe ti jepet mundësia spitaleve që të trajtojnë rastet. Numri i personave të infektuar është shumë më i lartë, varet nga mënyra si kryhen testimet. Ajo që dua të them është se numri pritet që të rritet në të gjithë botën, po luftojmë me një virus që nuk e njohim shumë.

Bota po përgatitet për të gjitha skenaret e mundshme, që shkojnë deri në infektimin e të gjithë popullatës. Sipas studimeve virusi qendron nëpër sipërfaqe deri në tre ditë, dhe për këtë shkak kjo mund të sjellë një infektim në një nivel kaq të lartë.

Kjo mund të zgjasë deri në disa muaj, para se të hyja online, pashë këshilla të dhëna për gjermanët, që i përgatisnin për situatën. Karantina është masa e duhur për ti dhënë shtetit frymëmarrje, edhe në Kinë pjesa e popullatës që përbën grupet e rriskut vazhdon ende që të qendrojë në karantinë.

Duhet të informohen të gjithë qytetarët me transparencë dhe duke thënë realitetin, dua ti bëj thirrje dhe të gjithë politikës përmes jush që të ulen së bashku në tavolinë, dhe të bëjnë bashkë të gjithë ekspertët, në mënyrë që të jepen zgjidhje të përbashkëta.

Nuk duhet të përjashtohen nga kjo as mjekët veterinerë, është momenti që kryeministri të ftojë partitë politike që të bashkohen dhe të ndërmarrin vendimet e duhura.

Duke iu referuar shifave që kemi parë nga Kina, në Shqipëri rreth 130 mijë persona mund të kërkojnë trajtim spitalor, me skenarin që do të preket rreth 70% e popullsisë.

Qeveria duhet të japë të dhëna se çfarë do të ndodhë pas karantinës, sa do të zgjasë ajo, edhe nëse parashikohet që të shkojë deri në 3 Prill. Në një shtet si Shqipëria, edhe në rast se zbulohet vaksina, ajo do të jepet më vonë.

Kemi disa specifika pozitive siç është popullata e re, duhet të përdorim pikërisht këto që të marrim masa sa më të nevojshme. Një nga gabimet që ka bërë Italia, përveç faktit që ka një popullsi me moshë shumë të madhe ishte fakti se spitalet ku u trajtuan rastet me COVID ishin të njëjta me ato që kurojnë sëmundje të tjera, gjë që solli dhe infektimin e pacientëve.”, u shpreh Muka.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Tare e lidh “imunitetin” ndaj virusit me profesionin: Nuk besoj se ka njerëz më të shëndetshëm se futbollistët

Para

E frikshme/ 197 më shumë se dje, bilanc lufte nga koronavirusi në Itali

Para
Koronavirusi ‘gjunjëzon’ Italinë, vdes një grua. Shkon në 6 numri i viktimave, 12 qytete në karantinë

E frikshme/ 197 më shumë se dje, bilanc lufte nga koronavirusi në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.