Italia është vendi i dytë në botë pas Kinës për numrin e të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi.
Shifrat që vijnë nga vendi fqinj tregojnë një panoramë të frikshme që nuk dihet kur do ndalojë.
Rreth 30 mijë vetë janë të prekur në Itali nga COVID-19, rreth 12 mijë janë shtruar në spitale kurse pjesa tjetër janë pa simptoma serioze dhe janë karantinuar në shtëpi.
Shifra tronditese që vijnë nga Italia deri tani janë 475 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 3 mijë në këtë shtet.
2257 persona (197 më shumë se dje) janë të shtruar dhe gjenden në terapi intensive.
Discussion about this post