02:52 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E FUNDIT/ “Rasti i parë me koronavirus në Call-Center, karantinohen dhjetra punonjës”

17:40 | 19/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bizneset akuzojnë universitetet: Po prodhoni të diplomuar të paaftë

Sindikata e Punonjësve të Caall-Center-ave ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i punonjësve që preket nga epidemia e koronavirusit.

Sipas Sindikatës, dhjetra punëtorëve të kompanisë Teleperformance u është kërkuar të karantinohen nga kjo e fundit për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19 në njërën nga fushatat e kësaj kompanie.

Reagimi i plotë:

RASTI I PARË ME COVID-19 NË CALL CENTER – MASAT E DERITANISHME TË PAMJAFTUESHME

Dhjetra punëtorëve të kompanisë Teleperformance u është kërkuar të karantinohen nga kjo e fundit për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19 në njërën nga fushatat e kësaj kompanie. Mes të tjerëve edhe kryetari i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi, është në kushte vetëkarantinimi.

Pushime të paguara dhe përpjekje për të zhvendosur punën nga shtëpia për të gjithë ata që kanë mundësi, duhet të jenë masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren. Karantinimi dhe paralizimi i punës, në vend të zhvendosjes së saj në kushtet e shtëpisë, do t’i kushtojë eventualisht më shumë edhe vetë kompanive.

Identifikimi i rasteve të para të të infektuarve me Covid-19 në sektorin e call center-it ka filluar të krijojë shqetësim dhe panik mes punëtorëve.

Denoncimet e sindikatës u dëshmua se ishin të drejta. Masat e kompanive të call center-ave nuk janë të mjaftueshme.

Shteti nuk duket askund dhe masat e marra për pjesën tjetër të qytetarëve janë krejtësisht joproporcionale me ato në sektorët e ekonomisë në të cilët punohet në grupe të mëdha dhe ambiente të mbyllura, siç janë call center-at, fasoneritë, minierat etj.

Sindikata Solidariteti bën thirrje përsëri për vëmendje të shtuar në këtë sektor nga ana e shtetit dhe nga ana e kompanive. Në kushtet e një emergjence të tillë është i domosdoshëm sigurimi i shëndetit të punëtorëve!

Përhapja e virusit masivisht në ambiente të mbyllura ku punojnë me qindra vetë, përveç rrezikut për punëtorët do të sillte edhe paralizimin e beftë të sistemit tonë shëndetësor.

Masat që kërkon Sindikata janë më të mira për të gjitha palët. Shpresojmë që masat e duhura të merren para se të identifikohen raste të tjera!

Pas

Kreu i OBSH-së: Do të testohen katër barna kundër koronavirusit

Para

“Më falni që nuk komunikuam sot, po konfirmonin planin financiar”, Rama: Ju kur e kemi gati, i love you

Para
A do të pezullohet ecja në këmbë? Edi Rama: Urojmë të mos na detyroni të dalim…

"Më falni që nuk komunikuam sot, po konfirmonin planin financiar", Rama: Ju kur e kemi gati, i love you

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.