21:22 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kurti ka zgjedhur momentin më të keq”, PDK mban pezull rrëzimin e qeverisë

18:07 | 19/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VENDIMI/ Ende pa asnjë rast koronavirusi: Qeveria e Kosovës pezullon mësimin në shkolla, linjat ajrore dhe tokësore (E plotë)

Partia Demokratike e Kosovës po shikon me vëmendje situatën dhe do të dal me një qëndrim konkret sa i përket mocionit të votëbesimit të qeverisë Kurti të cilin e ka iniciuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kështu ka thënë, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, sipas të cilit qeveria Kurti ka zgjedhur momentin më të keq për të shkaktuar këtë krizë politike, transmeton Kosovapress.

Sipas tij, kriza politike e cila po ndodhë në kohen kur qytetarët e Kosovës janë të prekur nga pandemia globale COVID-19, është akt i papërgjegjshëm i koalicionit VV-LDK.

Bytyçi theksoi se PDK shumë shpejtë do të dalë me një qëndrim konkret për këtë situatë të krijuar.

“Në këtë situatë të rëndë, ku gjinden qytetarët e Kosovës, pra duke u ballafaquar me pandemin e koronavirusit, qeveria Kurti ka zgjedhur momentin më të keq në rrethanat më të këqija për të shkaktuar një krizë tjetër, ne këtë e shohim si akt të papërgjegjësisë dhe ikje të përgjithësisë që ka zoti Kurti në rend të parë si kryeministër, por edhe partitë tjera që janë në koalicion.

Për ne kjo situatë është e pa pranueshme, mirëpo e kuptueshme në rrethanat në të cilat ka ndodhur për arsye sepse ne e kemi parë që kjo qeveri për një kohë të gjatë edhe pse është negociuar më shumë se 140 ditë, e ka pasur të vështirë të funksionojë duke ofruar një program qeverisës që është më i mirë për qytetarët. Në këto rrethana kur qytetarët rrezikohen për shkak të këtij virusi, ne shohim një luftë të brendshme për t’i qëruar hesapet politike, ne si parti jemi duke e shikuar me vëmendje situatën edhe shumë shpejt PDK-ja do të dal me një qëndrim konkret sa i përket mocionit të votëbesimit të qeverisë që e ka iniciuar partneri i këtij koalicioni”, tha Bytyçi.

 

Etiketa: kurtipdk
Pas

Përfundimi i afatit ligjor, ministrja nxjerr urdhër të dytë: Ja kur nis mësimi

Para

“Po i bëni varrin vetes”, alarmi i doktorit: Zbatoni udhëzimet, qeveria të lërë propagandën

Para
Kritikuesi më i madh i QSUT-së teksa punonte në të, kandidon për LSI-në. Çfarë thotë Petrit Vargu

"Po i bëni varrin vetes", alarmi i doktorit: Zbatoni udhëzimet, qeveria të lërë propagandën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.