Bujar Osmani, zv.kryeministër për Çështjet europiane në qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka folur për Fax News në lidhje me situatën në shtetin e tij për shkak të koronavirusit, por edhe për çështje të tjera siç janë qëndrimet e partive shqiptare për masat e qeverisë por edhe për procesin e integrimit.
Duke folur për çështjen kryesore në vend, pandeminë e COVID-19, Osmani tha se janë marrë të gjitha masat nga ana e qeverisë ndërsa citoi edhe udhëzimet për qytetarët, ku veçoi se vetëm një zonë është e izoluar plotësisht ndërsa pjesa tjetër e vendit është këshilluar të ketë kufizime por që nuk ka masa ndaluese.
“Kemi 70 raste pozitive me koronavirus, ne kemi shpallur krizën për koordinim, menaxhojmë me të gjitha aspektet jo vetëm shëndetësore por edhe të ekonomisë dhe sigurisë. Ne ishim të parët në rajon që morëm hapat e para për mbylljen e shkollave, hotelereisë dhe shërbimeve, kjo ka dhënë rezultate konkrete. Njerëzit këshillohen të qëndrojnë në shtëpi. Përveç rajonit ku kemi shpallur gjëndje krize, për shkak se kemi një zgjerim lokal, në vende të tjera nuk kemi urdhër kufizues, nomralisht kemi këshillime për kufizime, por mund të shkojmë edhe në kufizime të tilla”.
Por si e kanë pritur sipërmarrjet mbylljen e aktiviteteve të tyre?
Osmani tha se nuk është klimë optimiste për ta, e veçanërisht për biznesin e vogël dhe të mesëm, ndërsa tregoi edhe masat që ka marrë qeveria për lehtësirat e tyre fiskale.
“Shqetësimi i madh është për shkak të humbjeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, qeveria ka dalë me një paketë për hua pa interes, kjo nuk është e mjaftueshme por vetëm një hap i parë i një strategjie kombëtare për të përballuar nevojat ekonomike, dhe po konsultohemi për të gjetur një zgjdhje me faktorët vendas. Bizneset normalisht shprehin pakënaqësi por këto janë vetëm hapat e parë të skanimit të pasojave, duhet të bëjmë bashkë qeveria me biznesin në vijim se si do të veprojmë për të bërë një sistemim të pasojave ekonomike”, tha Osmani.
Në lidhje me procesin mësimor online, zv/kryeministri shprehur vetëm një problem: Ne ishim një nga vendet e para që filluam me mësimin online, por është sfidë e madhe se programet arsimore duhet të organizohet në 6 gjuhë të ndryshme.
Ndërkohë për situatën në spitale, tha se momentalisht është gjithçka nën kontroll dhe në përmbushje të nevojave, por theksoi se në rast të rritjes masive të rasteve pozitive me koronavirus të pacientëve, çdo sistem shendetësor në botë do ta kishte të vështirqë dhe të papërballueshme.
“Kapacitetet janë të mjaftueshme në spitale duke qenë se pjesa më e madhe po trajtohen në banesë. Kemi marrë masa shtesë dhe caktuar institucionet përgjegjëse. Nëse numri rritet me shpejtësi asnjë sistem shëndetësor nuk e përballon dot, por besoj se nuk do të arrijmë deri në atë stad. Një prej vendimeve më të rëndësishme që një shtet mund të bëjë në situata të tilla është investimi tek stafi mjekësor sepse janë në vijën e parë. Kemi pasur raste mjekësh dhe infermierësh në Dibër por në zona të tjera nuk kemi personel mjekësor të infektuar”.
Osmani foli edhe për qëndrimet e partive shqiptare në lidhje me masat e marra nga qeveria, ndërsa pohoi se nuk është koha për politikë por për bashkim dhe kontribut të përbashkët.
“Sigurisht që partitë shqiptare i kanë mbështetur masat, duhet të jemi të gjithë bashkë se kemi një armik të përbashkët. Askush nuk besoj se do të tentonte të përfitonte politikisht pasi koha për analizë është më vonë.. Të gjithë duhet të japim kontributin për të dalë nga kjo situatë dhe është një kohë e mëvonshme për të analizuar se çfarë u bë dhe çfarë jo”.
Zv.kryeministri preku edhe një temë që nën zë përflitet edhe në vendin tonë e që ka të bëjë me teoritë konsiprative për prejardhjen e virusti vdekjeprurës, ndërsa këtë e argumentoi me mosbindjen e një kategorie të tillë qytetarësh që mendojnë në këtë formë e për pasojë nuk iu binden udhëzimeve.
“Qytetarët shqiptarë po plotësojnë rekomandimet, por kemi edhe shkelje ku njerëzit mendojnë se është teori konspirative dhe bëhet në interes të biznesit, kjo natyrisht është e vështirë në zbatimin e masave, por po punojmë që edhe këto xhepa të rezistencës të binden dhe shpresoj që leksionin të mos e marrin pas ndodhjes së tragjedisë”.
Në lidhje me rekomandimet e BE-së për negociatat, zyrtari maqedonas u shpreh se vendi i ka plotësuar kushtet, dhe si asnjëherë tjetër, opinionet e ndërkombëtarëve flasin pozitivisht gjë e cila sipas tij duhet të materializohet.
“Ju e dini që prej 15 vitesh jemi kandidat dhe presim një vendim për bisedimet. Gjithmonë ka pasur një shtet që ka dalë me vërejtje, për herë të parë kanë dalë me një opinion pozitiv, vullnetet politkke duhet të konfitmohen dhe materializohen. Në Bruksel ka diskutime, Samiti i 26 Marsit është anuluar, ndërkohë që Samiti i ministrave të Jashtëm ende nuk është anuluar, dhe shpresoj që të ketë një vendim pozitiv”.
Si është komunikimi i qeverisë maqedonase me atë shqiptare?
“Komunikimet mes ministrave dhe kryeministrave janë të rregullt, ndoshta nuk ka qenë i nevojshëm ditënt e fundit pasi të dy qeveritë mendojnë se kjanë plotësuar kushtet dhe nukë është më në dorën tonë”, përfundoi Osmani teksa bëri thirrje ndaj qytetarëve për kujdes të theksuar dhe ndjekje të udhëzimeve për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)