08:23 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk ka vend për panik, njerëzit mos të alarmohen”, Simaku: Gjendja mund të shtyhet edhe dy muaj

18:51 | 20/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk ka vend për panik, njerëzit mos të alarmohen”, Simaku: Gjendja mund të shtyhet edhe dy muaj

Specialisti i Insitutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku në një lidhje telefonike gjatë emisionit “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, foli në lidhje me masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID19.

Mjeku infeksionist theksoi se nuk duhet të ketë panik, pasi shifrat nuk janë alarmante dhe masat synojnë që epidemia të shtrihet në kohë dhe që kurba e rasteve të jetë e sheshtë në mënyrë që mos ketë mbingarkesë sistemi spitalor.

“Duket që grupet në rrisk janë të njëtat që janë edhe për gripin e zakonshëm sezonal. Nuk ka vend fare për panik. Mos të alarmohen njerzit nga shifrat që dëgjojnë në shtete të tjera. Janë marrë masat. Infrastruktura spitalore është shumë herë më e përmirësuar se disa vite më parë.

Nuk është Italia shembulli për tu marrë dhe për tu krahasuar. Shqipëria i ka marrë masat fiks në kohën e duhur. Nuk është fare gjendje alarmi, edhe në grip të zakonshëm stinor kemi pasur 16 vdekje. Me këto shifra që jemi dhe me masat e marra synojnë shtrirjen e epidemisë në kohë. Kurba të jetë e sheshtë që mos të ketë mbi ngarkesë të sistemi spitalor. Shifrat do të ndryshojnë, por popullata mos të ketë panik. Nuk parashikohet numër i lartë vdekjesh. Jemi besimplotë, nga masat e marra nuk ka nevojë për panik.”- tha Simaku.

Simaku paralajmëroi se gjendja e kësaj epidemie mund të shtyhet edhe dy muaj më tepër.

“Me masat e marra që synojnë shtrirjen në kohë, parashikohet edhe të shtyhet dy muaj më teper, por janë parashikime.”– tha Simaku.

Po ashtu Simaku u shpreh se masat janë marrë në kohën e duhur, por për zbatimin e tyre është në dorë të individit dhe ka të bëjë me kulturën e popullatës.

“Masat janë shumë të vlefshme, por këtu ndërhyn pak edhe kultura e popullatës. Shumë breza nuk e njohin këtë lloj situatë të pazakonte. Kjo përveçse mjekësie është dhe sociale. Janë adekuate dhe janë marrë në kohën e duhur.”

Sa tampone duhet ti bëhen pacientit që të vërtetohet plotësisht se është shëruar nga koronavirusi?

Rreth dy deri në tre tampone, por kjo është një çështje në studim e sipër. Nuk ka një rekomandim strikt nga OBSH, në lidhje me të.

Roli i mjekut të familjes?

Kjo është bërë e ditur nga MSH, do të ketë rol për popullatën që merr medikamentet me rimbursim. Qëllimi është të shkojë shërbimi shëndetësor tek pacienti dhe jo pacienti tek shërbimi shëndetësor. Është vënë në dispozicion dhe një numër që pacinetët të komunikojnë me mjekët.

(MQ/FAXWEB.AL)

Etiketa: artan simaku
Pas

Një tjetër fakt pozitiv, 689 më shumë të shëruar nga koronavirusi në Itali

Para

“Arsim dixhital”, flet mësuesi: Duhet të ndjekim hapat e të rinjve

Para
Ndodh në shkollën 9-vjeçare në kryeqytet, shtyhet mësimi për ciklin e ulët pa asnjë lajmërim

"Arsim dixhital", flet mësuesi: Duhet të ndjekim hapat e të rinjve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama publikon pamjet: Rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë po asfaltohet

Zjarr në një lagje të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe banesat

Moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe kthjellime, parashikimi për ditën e sotme

Qindra fëmijë nga Gaza do të evakuohen në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor

Rebelët Houthi zhvillojnë sulme drejt Izraelit, goditen objektiva ushtarake në Tel Aviv dhe porti i Haifas

U aktivizua pas tërmetit 8.8 ballë, vullkani në Rusi shpërthen për herë të parë pas 5 shekujsh

Pengjet izraelite mbeten në Gaza, Këshilli i Sigurimit të OKB-së seancë të jashtëzakonshme për situatën

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.