E gjithë Italia është në kaos prej disa kohësh, teksa numëron mbi 45 mijë të prekur nga Coronavirusi dhe mbi 4 mijë viktima, dhe numri nuk duket të ndalet.
Për futbollin nuk mund të flitet në kushte të tilla dhe fundi i këtij virusi të frikshëm nuk dihet. Pavarëisht situatës, te klubi i Napolit mendojnë për sezonin futbollistik dhe ditën e sotme, të kaltrit kanë bërë me dije se kur do të rikthehen në stërvitje.
Sipas komunikatës së lëshuar nga klubi, njoftohet se stërvitja e ekipit do të rifillojë të mërkurën e ardhshme. Napoli shkruan se me datë 25 mars në mëngjes, ekipi do të ketë seancën stërvitore.