Një foto që ka marrë vëmendje në rrjetet sociale është kjo në të cilën gjyshi shef për herë të parë nipin e tij që ka ardhur në jetë, vetëm përmes xhamit.
Frika nga koronavirusi ka ndarë këtë familje britanike që anëtarin e ri e shohin dhe e presin në këtë formë.
“Tre breza në distancim social… Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura! Babai im mezi pret që së shpejti ta mbajë në krahë nipin e tij”, ka shkruar në rrjetet sociale halla e foshnjës, foto të cilat në vetëm pak kohë kanë marrë më shumë se 39 mijë pëlqime.
Distancimi social është një nga mënyrat për të frenuar sadopak përhapjen e COVID19, që po merr mijëra jetë njerëzish në të gjithë botën.
(E.K/Faxweb.al)