Rikthimi i lirisë për të lëvizur deri në orën 13:00 të mesditës së sotme, ka bërë që shumë qytetarë t’iu drejtohen sërish tregjeve, për të blerë ushqimet e nevojshme.
Mes frikës për tu përballur me armikun e padukshëm, që mund të jetë kudo, në qese dhe në fruta, shumë prej qytetarëve tashmë janë ndërgjegjësuar dhe kanë marrë masa mbrojtëse.
Ka nga ata, si në rastin e qytetares që do të shihni në fotot e mëposhtme, që jo vetëm e kanë marrë seriozisht pjesën e masave, por janë mbledhur me qese deri në kokë, në mënyrë që të minimizojnë rrezikun.
Fotot janë shkrepur mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit në Tiranë, nga gazetarja e Fax News Klevisa Alinani.
Fatmirësisht në një vëzhgim të bërë në pika kyçe të kryeqytetit, vihet re një numër më i ulët i qytetarëve që kanë dalë në rrugë, në krahasim me ditën e shtunë, kur ishte dhe fluksi më i lartë. Derimë tani në vendin tonë janë shënuar 4 viktima dhe 89 raste të prekur me koronavirus.