Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale në lidhje me viktimat e shkaktuara nga koronavirusit në vend, ku numri i të vdekurve ka arritur në 4.
Rama bën thirrje që të respektohen rregullat e karantinës, ndërkohë që shton se e vetmja mënyrë për të kursyer jetë është të shtrëngojmë dhëmbët dhe të durojmë.
Postimi i plotë
?⚫️ KEMI HYRË NË NJË JAVË TEJET TË VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ?
KEMI VETËM NJË GJË NË DORË PËR TË KURSYER SA MË SHUMË JETË DHE LEHTËSUAR SA TË MUNDEMI VUAJTJET E MËDHA:
TË SHTRËNGOJMË DHËMBËT DHE DUROJMË, DUROJMË, DUROJMË, DUKE MOS SHKELUR LIGJIN E LUFTËS PËR KUFIZIMIN E LËVIZJES; DUKE MOS DALË NGA SHTËPIA KOT; DUKE ECUR VETËM NË RRUGË KUR KEMI NJË DOMOSDOSHMËRI JASHTË SHTËPISË; DUKE NDENJUR NË RADHË NË DISTANCË MINIMUMI 1 METËR PAS KURRIZIT TË NJËRI – TJETRIT KUR BËJMË PAZAR; DUKE REZISTUAR, REZISTUAR, REZISTUAR
*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës