15:25 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Negociatat/ “Besoj të enjten miratohet nisja e bisedimeve”, Balla publikon letrën e 73 eurodeputetëve drejtuar KiE

19:18 | 23/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS ‘braktis’ kryebashkiakët! Balla i ashpër: Kush nuk deklaron të kaluarën të ndëshkohet më ashpër

Nën/kryetari i PS-së, Taulant Balla ka shprehur falenderime për 73 eurodeputetët që sipas tij i kanë drejtuar Këshillit Europian përcaktimin e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Balla shprehet se është besimplotë se Këshilli Europian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa ka publikuar edhe letrën e  firmosur nga 73 eurodeputetët

Reagimi i Ballës:

Si bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri????, dua të shpreh mirënjohjen për 73 eurodeputetë të grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian, të cilët i kanë drejtuar Këshillit Europian përcaktimjn e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Metodologjia e re e Zgjerimit ka adresuar tashmë edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit.

Jam besim-plotë Këshilli Europian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më poshtë letra e firmosur nga 73 eurodeputetët:

KËSHILLI I BASHKIMIT EUROPIAN

Rue de la Loi 175 B-1048 Bruksel

23 Mars 2020

Tema: Përcaktimi i një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkëlqësia Juaj,

Pas samitit të tetorit të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe vendimit për të mos dhënë një datë fillestare për negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian ka paraqitur një strategji të re të rishikuar të Zgjerimit.

Një tjetër vendim jo i favorshëm nga BE mund të rrezikojë dhe të prishë përparimin e arritur tashmë, duke sjellë një dobësim të lëvizjeve pro-evropiane në vendet e rajonit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me padurim presin vendimin e ardhshëm, mbi të cilin varet stabiliteti i të gjithë rajonit. Kjo do të shihet si një rrugë përpara, dhe do të dërgojë një mesazh të vërtetë të angazhimit të BE-së në rajon. Do të thotë gjithashtu që BE-ja mban premtimet e veta pasi Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kohët e fundit kanë vlerësuar se vendet janë të gati për të filluar negociatat.

Të dy vendet kanë treguar përkushtim për reformat dhe përparim dhe kanë përmbushur kërkesat e bëra nga ana e BE-së. Edhe pse vullneti për t’u anëtarësuar në BE mbetet i lartë në mesin e qytetarëve të dy vendeve, pas mosvendimit, ajo ra me 15% në Maqedoninë e Veriut, në bazë të statistikave zyrtare të disponueshme.

Ne po kërkojmë të vendosim një datë specifike për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe t’u japim mundësinë këtyre vendeve për të filluar negociatat pasi i kemi mbajtur ata në pasiguri për vite. Është me shumë rëndësi, pasi në këtë mënyrë do të japë energji të re për reformat dhe përparimin në rajon, ndërsa Bashkimi Evropian rifiton besueshmërinë në rajon.

Sinqerisht i juaji,

Irena Joveva

Klemen Grošelj

Biljana Borzan

Lukas Mandl

Ramona Strugariu

Tanja Fajon

Katalin Cseh

Franc Bogovič

Andreas Schieder

Petar Vitanov

Milan Brglez

Damian Boeselager

Victor Negrescu

Sophie In’t Veld

Andrius Kubilus

Valter Flego

Adrian Vazquez Lazara

Marek Belka

David Lega

Petra Kammerevert

Vladimir Bilčik

Andor Deli

Evin Incir

Željana Zovko

Robert Hajsel

Ilhan Kyuchyuk

Kinga Gal

Michal Šimečka

Marion Ëalsmann

Vlad Marius Botos

Eugen Tomac

Urmas Paet

Karin Karslbro

Martin Hojsik

Viola von Cramon

Predrag Fred Matić

Eniko Gyori

Traian Basescu

Arba Kokalari

Eva Maydell

Jacek Saryusz-Ëolski

Thomas Ëaitz

Bronis Rope

Jaroslaë Duda

Romana Jerković

Gheorghe Falca

Tomislav Sokol

Andrzej Ëitold Halicki

Radan Kanev

Jose Ramon

Bauza Diaz

Attila Ara -Kovacs

Brando Benifei

Bobert Biedron

Christian Sagartz

Isabel Santos

Maria Grapini

Emil Radev

Danuta Maria Huebner

Andrey Kovatchev

Marina Kaljurand

Dita Charanzova

Jerzy Buzek

Tineke Strik

Rasa Jukneviciene

Paulo Rangel

Clotilde Armand

Dimitros Papadimoulis

Fabio Massimo

Castaldo Svenja

Ilona Hahn

Alexander Yordanov

Chiara Giuli

Asim Ademov

Pas

“Mund të ndryshojmë trajektoren e kësaj pandemie”, flet kreu i OBSH-së

Para

Spanja në “gjurmët” e Italisë, viktima dhe probleme me…

Para
Spanja në “gjurmët” e Italisë, viktima dhe probleme me…

Spanja në "gjurmët" e Italisë, viktima dhe probleme me...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kina i jep mbështetje konferencës së OKB-së për Palestinën në përpjekje për të promovuar zgjidhjen me dy shtete

49 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Rusi

USAID-i nuk gjen prova se Hamasi ka vjedhur ndihmën e financuar nga SHBA-ja

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Fier/ Zbulohet parcelë me 190 bimë kanabis në Çipllakë, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar

Gjirokastër/ I preu rrugën dhe u përplas me autoambulancën që transportonte pacientin e sëmurë te ‘Ura e Kardhiqit’, arrestohet shoferi 66-vjeçar

Izraeli arreston Myftiun e Madh të Jerusalemit, Mohammad Hussein

Sherri mes turistëve italianë në Sarandë, dy grupet përleshen dhunshëm në mes të kalimtarëve

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 48 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 54-vjeçari

Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, procedohen penalisht 2 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.