Deputetja Socialiste, Antoneta Dhima ka konfirmuar lajmin se djali i saj a rezultuar pozitiv me koronavirus.
Deputetja shprehet se është e vërtetë se djali i saj ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi.
“E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjthcka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve”, shprehet Dhima në reagimin e saj.
Ajo vijon më tej duke thënë se ka besim tek puna e mjekëve dhe infermierëve duke theksuar nga jjëra anë këshillat ndaj qytetarëve për të ndjeklur udhëzimet, dhe nga ana tjetër pohon se nuk është në dijeni se në cilat rrugë e ka marrë djali i saj virusin
Reagimi i deputetes:
Pas publikimit të një informacioni të dhënë miqësisht, më lind e drejta që në këtë situatë jo shumë të këndëshme të ndalem edhe unë me pak fjalë.
Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgjë, aq më tepër nga semundjet dhe “armiqtë e padukshëm”.
Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi.
E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjthcka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.
Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, gjithcka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdessshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra.
Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!
# BashkëDoIaDalim ?
Tre persona kanërezultuar pozitiv sot në Fier me koronavirus ndërsa njëri prej tyre është djali i deputetes socialiste. 26-vjeçari pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është sjellë në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin mjekësor.
Pas Tiranës, Fieri është më i prekuri nga Covid-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar sot në 12.
Ditën e sotme u konfirmuan 4 raste të reja, tre në Fier dhe një tjetër në Patos. Sakaq, numri në total i të prekurve nga koronavirusi në vend u konfirmua sot se ka shkuar 104, ndërsa 4 pacientë kanë ndërruar jetë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)