07:01 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mosha e re e viktimave dhe të prekurve/ Shifrat alarmante që duhet të nga shqetësojnë në luftën me COVID, si qendrojmë në raport me Italinë

11:38 | 24/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mosha e re e viktimave dhe të prekurve/ Shifrat alarmante që duhet të nga shqetësojnë në luftën me COVID, si qendrojmë në raport  me Italinë

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar derimë tani se në vendin tonë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 5 persona, disa prej të cilëve sipas tyre kanë pasur dhe sëmundje shoqëruese.

Ajo që bie në sy në vendin  tonë është mosha e re e viktimave, nga të cilët dy janë 43 dhe 49 vjeç, në një kohë kur në Itali, që është një nga vendet më të goditura nga pandemia, mosha mesatare e viktimave është më shumë se 80-vjeç.

Për viktimën me moshën më të re, 43-vjeçarin nga Kavaja u tha se e vetmja sëmundje, nëse mund të quhet e tillë, ishte obeziteti, edhe pse të afërmit e konsideronin atë një njeri mjaft të shëndetshëm, dhe pa probleme të mëparshme me ndonjë sëmundje.

Viktimat Mosha-gjeografia Sëmundje shoqëruese
1 73-vjeçe, Durrës Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass
2 66-vjeç, Lushnje insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.
3 71-vjeç, Kuçovë Kancer mushkërie, diabet apo hipertension
4 43-vjeç, Kavajë Opeziteti
5 49-vjeç, Pukë Diabeti mellitus

Mosha mesatare 60.4 vjeç

Një tjetër fakt shqetësues është dhe mosha mesatare e vetë të prekurve, që në një komunikim zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dy ditë më parë u tha se ishte 48 vjeç, çka tregon se moshat e reja në vendin tonë, nuk janë aspak ”imune” ndaj këtij virusi.

Po ashtu një tjetër statistikë që vlen të theksohet është se në vendin tonë numri i personave të prekur që po marrin ndihmë mjekësore në spital, në raport me numrin total, është pothuajse gjysma, ndërkohë që në vendet e tjera kjo shifër ndryshon shumë. Numri i personave që marrin trajtim në spital me numrin total të të prekurve në vendet e tjera është shumë i ulët.

Në spitalin Infektiv, që është dhe i vetmi që pret rastet me COVID derimë tani janë të shtruar 57 pacientë, nga 123 persona të prekur në total, çka ngre shqetësimin se sa mund të përballojë sistemi ynë shëndetësor, në rast se ka një trend rritës të rasteve që kërkon trajtim në spital.

Ministria ka deklaruar se në rast se ka një mbushje të spitalit Infektiv, rastet do të çohen më pas drejt spitalit të Sanatoriumit, ndërsa Kavalishenca në Durrës po përdoret për personat që i nënshtrohen karantinimit të detyruar.

Të gjitha urgjencat mjekësore në këto momente janë transferuar drejt Spitalit të Traumës, ndërkohë që në QSUT janë ngritur çadrat që do të kontrollohen të gjithë personat e dyshuar, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit në ambientet e spitalit.

Nëse në fillim Tirana u duk si qendra e përhapjes së pandemisë për vendin tonë, tashmë harta e qyteteve është zgjeruar ndjeshëm, dhe rastet vijojnë si më poshtë:

  • Tiranë 72 qytetarë
  • Durrës 8 qytetarë
  • Lushnje  4 qytetarë
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier  12 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 4 qytetarë
  • Korcë 9 qytetarë
  • Vlorë 4 qytetarë
  • Shkodër 2 qytetarë
  • Lezhe 1 qytetarë
  • Berat 1 qytetarë
  • Has 2 qytetarë

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Rritet frikshëm numri i të prekurve, shtohen edhe 3 qytete në hartë, MSH konfirmon viktimën e pestë nga Covid

Para

Qeveria e kishte vetë në dorë, Braçe bën thirrje pas ‘katastrofës’: Po vrisni njerëz, e kam me ju që keni ardhur nga zona e kuqe në Itali

Para
Qeveria e kishte vetë në dorë, Braçe bën thirrje pas ‘katastrofës’: Po vrisni njerëz, e kam me ju që keni ardhur nga zona e kuqe në Itali

Qeveria e kishte vetë në dorë, Braçe bën thirrje pas 'katastrofës': Po vrisni njerëz, e kam me ju që keni ardhur nga zona e kuqe në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.