14:32 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria e kishte vetë në dorë, Braçe bën thirrje pas ‘katastrofës’: Po vrisni njerëz, e kam me ju që keni ardhur nga zona e kuqe në Itali

11:39 | 24/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria e kishte vetë në dorë, Braçe bën thirrje pas ‘katastrofës’: Po vrisni njerëz, e kam me ju që keni ardhur nga zona e kuqe në Itali

Në vendin tonë zyrtarisht raportohet për 123 persona të infektuar me koronavirus, ndër to 5 kanë humbur jetën, ndërkohë që harta e qyteteve të prekura është zgjeruar.

Në një postim në rrjetet sociale, zëvendës kryeministri Erion Braçe u bën thirrje kryesisht të rinjëve që janë kthyer nga zona e kuqe në Itali me datat, 7,8,9 mars që të karantinohen pasi po vrasin njerëz.

“Po si ka mundësi? Nuk doni të kuptoni|? Po vrisni njerëz! Ne Korce mbesa e ardhur ne daten 8 infekton gjysherit mbi 70 vjec, ne Vlore djali i ardhur ne daten 9 infekton prinderit mbi 60 vjec, ne Lushnje djali i ardhur ne daten 10 infekton dy prinderit mbi 74 vjeç.” shkruan Braçe.

Por thirrja tashmë që virusi është përhapur në shumë qytete, mbetet ‘memece’ në një kohë kur qeveria mund të kishte marrë masa parandaluese, pasi që pas shfaqjes së virusit në Itali janë mbi 30 mijë qytetarë që kanë hyrë në kufijtë shqiptarë nëpermjet rrugëve toksore dhe ajrore.

Qeveria shprehej se ka marrë masa strikte në kufi për evidentimin e personave të prekur nga koronavirusit, ndërkohë që i këshillonte të vetëkarantinoheshin, por siç duket masat nuk kanë qenë aq rigoroze, pasi shifrat flasin të kundërtën.

KOMENTI I PLOTË;

Po si ka mundesi qe

NUK DONI TE KUPTONI?! E KAM ME SECILIN NGA JU QE

KENI ARDHUR NGA

ZONA E KUQE NE ITALI NE DATAT

8, 9, 10 MARS E ME TEJ;

PO VRISNI NJEREZ!

Kuptoni apo jo?

Ne Korce mbesa e ardhur ne daten 8 infekton gjysherit mbi 70 vjec,

ne Vlore djali i ardhur ne daten 9 infekton prinderit mbi 60 vjec,

ne Lushnje djali i ardhur ne daten 10 infekton dy prinderit mbi 74 vjec;

TE GJITHE NE FASHEN E RISKUT TE LARTE E NE VETEM TRE DITE!

Djem e vajza, nje dore e dhene, nje puthje shqiptare, nje perqafim po aq folklorik,

eshte si shkrehja e nje kobureje qe vret! As e ve ne dyshim qe i doni prinderit,

gjysherit, familjaret, madje dhe kusherinjte e kusherirat, POR PO I VRISNI!

Verini kyc zemres nese vertete i doni!

Tregoni nga vini dhe merrni distance fizike nga cilido qe doni e jo vetem!

Ndalini vizitat tek kusherinjte se “jeni kthy apo jane kthy nga jashte shteti e duhet me i shku e me ju shku”! BOLL SE PO JU MERRNI JETEN!

DO E KENI PENG JU GJITHE JETEN!

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: erion brace
Pas

Mosha e re e viktimave dhe të prekurve/ Shifrat alarmante që duhet të nga shqetësojnë në luftën me COVID, si qendrojmë në raport me Italinë

Para

Ishte qendra e pandemisë, Wuhan-i do të dalë nga izolimi më 8 prill

Para
Çfarë i shkakton trupit koronavirusi i rrezikshëm? Dalin analizat e para të simptomave

Ishte qendra e pandemisë, Wuhan-i do të dalë nga izolimi më 8 prill

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kriza në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani do të thërrasë në takime liderët e partive politike

Zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në Berlin, tymi mbulon qytetin

Ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Zgjidhje e shpejtë dhe efektive e mosmarrëveshjeve në komunitet

Tabaku: Turizmi rritet, por më pak biznese të vogla hapen për shkak të taksave të larta dhe mungesës të konkurrencës së ndershme

67-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj, dyshohet vdekje natyrale

Manja: Zjarret kriminale, kërcënim për turizmin dhe jetën në Lezhë

Vengu: Forcat Komando, 30 vite krenari e Forcave të Armatosura

“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

Sezoni turistik – Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik

Hyn në fuqi marrëveshja SHBA-BM për uljen e tarifave për prodhuesit britanikë të automjeteve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.