Në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit qeveria preku edhe sistemin gjyqësor duke mbyllur edhe gjykatat përkohësisht.
Kështu gjykatat në të gjithë vendin dot vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në prill, por ende nuk ka një datë të caktuar.
Qeveria ka miratuar një Akt Normativ që detyroj gjykatat, civile, penale dhe administrative që të qëndrojnë të mbyllura dhe mos të zhvillojnë senaca gjyqësore.
Po ashtu janë pezulluar dhe afatet për ngritjen e padive, paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e veprimeve të tjera procedurale.
Nga ana tjetër mësohet se në raste emergjente masat e sigurisë do të bëhen me video-konferenca, shembull ky i dëgjuar më mësimin online dhe stervitjet me video, projekte të nisura nga Ministria e Arsimit dhe Federata Shqiptare e Futbollit.