06:55 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EKSKLUSIVE/ “Më thoshte ju jeni familja ime”, u kujdes për 48-vjeçarin që ndërroi jetë, infermierja nxjerr detaje rrëqethëse nga brenda Infektivit

21:18 | 24/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
EKSKLUSIVE/ “Më thoshte ju jeni familja ime”, u kujdes për 48-vjeçarin që ndërroi jetë, infermierja nxjerr detaje rrëqethëse nga brenda Infektivit

Pamje brenda Pavionit

Tashmë që shifrat e të prekurve me COVID 19, në vendin tonë po shtohen çdo ditë, po ndeshmi përballë faktit të hidhur duke numëruar veç të infektuarve, edhe viktima.

Ndue Marinaj nga Puka, vetëm 48-vjeç, ishte viktima e pestë që ndërroi jetë nga koronavirusi në Shqipëri, ku pavarësisht moshës nuk mundi që të mbijetonte dot.

Por nëse mendonim se dëshmitë rrëqethesë të infermierëve dhe të mjekëve në Kinë dhe në Itali për humbje jetësh ishin të largëta në realitetin tonë, e kemi pasur gabim.

Në një rrefim ekskluziv për Faxweb.al, një infermierë pranë QSUT-së, identiteti i të cilës kërkon që të mbetet anonim, ka treguar detaje rrëqethëse nga ndarja nga jeta e 48-vjeçarit nga Puka, të cilit thotë se i shërbeu në pavionin e katit të parë ku ishte shtruar.

“Më vjen keq për Nduen pasi i shërbeva në pavionin e katit të parë ku ishte shtruar. I qetë si pacient. Do t’ja dalim i thosha. Ju lutem na thoshte ju jeni familja ime në këto momente.”– shprehet ajo.

E pyetur në lidhje me simptomat që kishte shfaqur pacienti gjatë kohës kur kishte qenë shtruar, infermierja tregon:

“Nduja kishte temperaturë të lartë, kur i ngrihej temperatura direkte i bllokonte frymarrjen sado me oksigjen vënë. Ishte dhe diabetik. Sa i binte temperatura lirohesh nga frymëmarrja. I kishte bllokuar mushkuritë.”- tha ajo.

Të shtuar në spital së bashku me Nduen ishte edhe nipi edhe vëllai i tij, ky i fundit ka dalë i shëruar nga spitali, ndërkohë që nipi priste që daja të kthehej sërish në dhomën, të cilën fatkeqsisht e kishte braktisur përgjithmonë.

“Më vjen për të qarë kur kujtoj fjalët e tij. Fliste me familjarët në telefon. Nduja kishte dhe vëllain dhe nipin të shtruar aty. Vëllai doli mirë nga spitali i shëruar. Nuk do ti harroj dhe fjalët e nipit kur rregulloj krevatin në dhomë. Do vijë daja prap në dhomë dhe e priste që të dilte nga reanimacioni të nesërmen.”– u shpreh infermierja.

Sipas saj, Nduja ishte infektuar nga pacienti “zero”, teksa kishin qenë duke pirë kafe së bashku pasi ishin miq me njëri-tjetrin.

“Nduja ishte infektuar nga babi i pacientit ‘zero’. E kishte shok dhe kishte konsumuar një kafe me të.”– tregon ajo, duke shtuar se 48-vjeçari kishte shume shpresë për jetën.

Po ashtu ajo ka edhe një mesazh për të gjithë njerëzit që nuk rrespektojnë karantinën, duke u shprehur se në këtë mënyrë ruajnë veten dhe stafin mjekësor.

“Kam një mesazh për të gjithë njerëzit të distancohen, jashtë banesë të ruajnë veten, se vetëm me anë të spërklave të fytyrës infektohen.”- tha ajo.

E pyetur në lidhje me masat që janë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin e mjekëve dhe të infermierëve, ajo tregoi se ka më bollëk.

Faxweb.al disponon foto nga brenda pavionit të personelit që tregojnë qartë fytyrat e mavijosura të infermiervë, të cilët tashmë po luftojnë në vijën e zjarrit përballë këtij virusi vdekjeprurës, por duke respektuar privatësinë nuk po i publikojmë.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: infermierjandue marinaj
Pas

Pandemia dhe Siguria Kombëtare, Meta “zbulon” axhendën e diskutimit, ja meraku i Presidentit

Para

Pandemia prek financat e pushtetit të katërt, media apel qeverisë për ndërhyrje

Para
“Media në Shqipëri, nën filtrin e politikës”, Zëri i Amerikës: Kryeministri fabrikon lajmet dhe mënjanon filtrin e gazetarit

Pandemia prek financat e pushtetit të katërt, media apel qeverisë për ndërhyrje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.