04:18 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vëllezërit dhunojnë policinë, gjobiten 40 qytetarë, 33 drejtues mjetesh dhe 10 biznese (E plotë)

14:16 | 26/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Autokolona policie me dhjetra efektivë, banorët i presin me protestë (Çfarë po ndodh në Astir)

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronaviruysiot, Policia e Shtetit ka gjobitur në harkun kohorë të 24 orëve të fundit 40 shtetas me nga 10 mijë lekë, ku përfshihen këmbësorë apo çiklistë.

Gjithashtu  janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe iu është bllokuar automjeti 33 shtetasve, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin e dhënë

Policia njofton se në të gjithë vendin janë konstatuar 10 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Po në këtë kuadër, arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në Kukës, si edhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi U. B., 40 vjeç, pasi, duke udhëtuar me automjetin që drejtohej nga shtetasi U. B., kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Njoftimi i plotyë:

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në Kukës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në Kukës, si edhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi U. B., 40 vjeç, pasi, duke udhëtuar me automjetin që drejtohej nga shtetasi U. B., kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 40 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe iu është bllokuar automjeti 3 shtetasve, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 10 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

KLP zyrtarizon shkarkimin e njërit prej anëtarëve të saj, i jep detyrën e re Arta Markut

Para

Transporti urban është pezulluar, por shihni si janë ngjeshur njerëzit në këtë autobus në Tiranë

Para
Transporti urban është pezulluar, por shihni si janë ngjeshur njerëzit në këtë autobus në Tiranë

Transporti urban është pezulluar, por shihni si janë ngjeshur njerëzit në këtë autobus në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.