11:06 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mbështetja e Grenell ishte thelbësore në rrëzimin e Kurtit”, analisti: Ishte puç konspirativ, pse u zgjodh ky moment

19:14 | 26/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mbështetja e Grenell ishte thelbësore në rrëzimin e Kurtit”, analisti: Ishte puç konspirativ, pse u zgjodh ky moment

Analitsti Enver Bytyqi i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News foli në lidhje me rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit mbrëmjen e kaluar gjatë seancës së jashtëzakonshme të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

Bytyqi tha se kjo ishte një humbje shumë e madhe për Kosovën, ndërkohë që ajo që ndodhi në Kuvend ndaj qeverisë së Kurtit, sipas tij ishte një puç legjitim, por edhe një puç konspirativ.

Sipas Bytyqit ky moment u zgjodh pasi do ti hapet rrugë nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë, që sipas tij padyshim parashikon ndarjen e Kosovës.

“Kam parandjerë që kjo qeveri e Kurtit nuk do ta ketë mandatimin e plotë, për shkak se kontradiktat midis kësaj aleance kanë qenë të dukshme. Është një përplasje mes kastës së vjetër dhe kastës së re. Ajo që ndodhi dje kishte të bëne me një puç legal, i legjitimuar, por edhe një puç konspirativ në kuptimin e zhvillimeve që ndodhin në Kosovë.

Ky moment u zgjodh sepse duhet ti hapet rrugë nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë. Nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë do të bëhet menjëherë sapo të vijë kryeministri i ri.

Nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë do të bëhet menjëherë sapo z. Thaçi ta marrë kryeministrin e ri për dore dhe ta formosë marrëveshjen. Në kushte të Emergjencës dhe Pandemisë Botërore, presidenti në Kosovë sipas kushtetutës merr kompetencat e kryeministrit. Në këto kushte askush nuk do të guxojë të reagojë sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe marrëveshja parashikon ndarjen e Kosovës pa diskutim. Është marrëveshja me e keqe e mundshme dhe për këtë presidenti i Kosovës ka rënë dakord.

Mbështetja e z. Grenel ishte thelbësore në rrëzimin e z. Kurtit. Por thelbësore ishte parapërgatitja e z. Thaçit për të përgatitur disa aleanca. 

Tirana Zyrtare nuk hesht, po flet me heshtjen, ajo është kumbara i afrimit të presidentit të Kosovës me presidentin e Serbisë është kryeministri i Shqipërisë.

Ajo që ndodhi dje në Kosovë nuk është një goditje për Albin Kurtin, ai ka gabimet e tij në këto 50 ditë, pavarësisht se dha shpresë, për mua goditja ishte për Kosovën. E vetmja viktimë në këtë mes është Kosova dhe fituese është Serbia.”- tha Bytyqi.

(M.Q/FAXWEB.AL)

Etiketa: enver bytyqi
Pas

“Dy spitale të tjera janë “gati” për koronavirusin”, ish-ministri i shëndetësisë propozon 5 ide për situatën

Para

“5 trilionë dollarë për të shpëtuar ekonominë” COVID-19 ngre në këmbë liderët e botës

Para
Rritja e çmimit të maskave, Prokuroria nis hetimet

"5 trilionë dollarë për të shpëtuar ekonominë" COVID-19 ngre në këmbë liderët e botës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, autoambulanca që po transportonte një pacient përplaset me një makinë, tre të plagosur

PD denoncon për masakër urbane, Teliti: Pas Teatrit dhe “Asllan Rusit”, radha e Pallatit të Kongreseve të betonizohet

Brazili do t’i bashkohet zyrtarisht çështjes së gjenocidit në GJND kundër Izraelit

Të paktën 23 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës

U arrestuan para 3 ditësh/ Prokuroria kërkon ‘detyrim paraqitje’ për Denis Hasallën, vëllain e deputetit të PS dhe Bledar Çullhajn

Sherr masiv pas mesnatës në Lumin e Shalës. Përplasje e dhunshme mes të rinjve, plagosen dy prej tyre

Rama mbledh kabinetin, në “sitë” puna e çdo ministrie

Përplasje në Gjirin e Omanit mes Iranit dhe SHBA-së, helikopteri i Teheranit përballet me luftanijen amerikane

“Travel and Tour World” : Tirana, destinacioni i jashtëzakonshëm me kulturë autentike, bukuri piktoreske dhe kuzhinë të shijshme

EMRI/ U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.