Prej kohësh vendi i është nënshtruar masave drastike të ndërmarra nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Qytetarët kanë liridalje vetëm nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 në mesditë për të bërë blerjet e nëvojshme.
Ndërkohë që shpesh kemi parë në media sociale video teksa qytetarët kërkojnë të që të dalin nga karantina, dhe vrapojnë për ti shpërtuar policisë.
Rasti i fundit ka ndodhur në Shkodër, ku ky person që vrapon ka thyer karantinën dhe ka dalë nga shtëpia.
Por ajo që e bën më të papërgjegjshëm veprimin e tij është vrapi që bën për t’i ikur policit.
Ky i fundit i vihet nga pas për ta ndaluar, por e ka të pamundur të kapë qytetarin “rraketë”.