Prej disa ditësh Ministria e Arsimit ka njoftuar nisjen e procesit mësimor online për të gjithë nxënësit dhe studentët, ndërsa në audion e mëposhtme dëgjohet një mësuese e cila duket tepër e nervozuar me nxënësit e saj.
Mësimi online është ndërmarrë si një nismë për të mos humbur orët mësimore teksa vendi është paralizuar për shkak të masave për mospërhapjen e koronavirusit.
Të shumta kanë qenë rastet e denoncimeve që vijnë prej nxënësve. Gjatë orëve të mësimit të zhvilluara online disa mësues në qytete të ndryshme kanë shfaqur një sjellje jo të denjë për statusin e tyre.
Fjalori i përdorur prej tyre bie ndesh me profesionin dhe formimin. Këtë herë një nxënës ka regjistruar një bisedë në ëhatsapp me mësuesen e tij e cila duket se është nervozuar dhe nuk e ka mbajtur dot veten.
Mos ma bëni çorap provimin, të thonë ca jo po nuk e dija orën. Tani mos më çani kokën se po më ngrini nervat!
Ky është fjalori që kjo mësuese ka përodrur me nxënësit e saj në grupin e përbashkët në ëhatsapp ku zhvillojnë lëndët mësimore për shkak të pezullimit të mësimit në shkolla si rrjedhojë e pandemisë së Koronavirusit.