03:53 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rritet frikshëm numri i të prekurve Covid-19 në Kosovë, ja sa ka shkuar numri total i të prekurve

20:48 | 30/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritet frikshëm numri i të prekurve Covid-19 në Kosovë, ja sa ka shkuar numri total i të prekurve

Edhe 12 raste të reja me virusin Covid-19 janë konfirmuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK prej testimit të 69 mostrave të reja. Numri total i të prekurve shkon në 106.

IKSHPK bën thirrje që të qëndrohet në shtëpi dhe të mbahet situata sociale.

‘’Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë’’, thuhet në komunikatë.

Kjo është komunikata e plotë e IKSHK’së:

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!

Sot me 30.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (69) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, (12) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.

Nga data 08.02.2020 deri me 30.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.151 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej (106) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.242 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 30 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 760.337 raste të COVID-19 dhe 36.862 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (152.631), Italia (101.739), Spanjë (85.195), Kina (81.470), Gjermani (63.929), Irani (41.495), Francë (40.174), Mbretëri të Bashkuar (22.141), Zvicër (15.760), Belgjikë (11.899), Holandë (11.750), Turqi (10.827), Austria (9.541) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.212), Kroaci (790), Serbi (785), Slloveni (756), Maqedoni e Veriut (285), Shqipëri (223) dhe Mal i Zi (91).

Deri me 30 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (11.591), Spanjë (7.340), Francë (2.606), Mbretëri e Bashkuar (1.408), Holandë (864), Gjermani (560), Belgjikë (513), Zvicër (333), Turqi (168), Austri (108), Danimarkë (77), Greqi (43), Poloni (26), Luksemburg (22), Hungari (15), Serbi (16), Slloveni (11), Shqipëri (11), Maqedoni e Veriut (7), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (1).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Pas

Dolën nga burgu me akt normatin, juristi tregon shkeljen kushtetuese të qeverisë

Para

Kthehen nga Mali i Zi për shkak të koronavirusit, qytetarët mbeten të bllokuar në Shkodër

Para
Kthehen nga Mali i Zi për shkak të koronavirusit, qytetarët mbeten të bllokuar në Shkodër

Kthehen nga Mali i Zi për shkak të koronavirusit, qytetarët mbeten të bllokuar në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.