15:10 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Xhaçka dha tender urgjent”, PD zbulon: Kush është kompania që fitoi 1.5 milion euro nga qeveria shqiptare

16:03 | 31/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërmeti shkundi vendin, Olta Xhaçka optimiste: Dëmet janë shumë modeste…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj në një dalje për mediat ka denoncuar sërish heshtjen e qeverisë për tenderin 1.5 milion euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit.

Alibeaj deklaroi se tenderi u dha pa garë një kompanie nga Maqedonia e Veriut, “Eurovia shpk”, megjithës enë vendin tonë ka 35.099 kopmani që merren me tregitimin e mallrave ushqimorë.

Sipas Alibeajt, kriteri i vetëm i vendosur nga Ministria për kompaninë fituese ishin kontratat për ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit, në një vlerë jo më të ulët se 40% e vlerës së përllogaritur të tenderit.

Deklaratë Partia Demokratike, Enkelejd Alibeaj:

Alo Edi, Alo Xhaçka, telefoni ynë nuk ra.

Ju heshtët,

Nuk keni sesi të pergjigjeni, sepse ju doni të vidhni shqiptarët edhe në dite të zeza e krize, si sot.

Në Shqipëri ka 35.099 kompani, të cilat merren me tregtimin e mallrave ushqimorë, por Edi Rama dhe Olta Xhaçka, pritën 1 muaj që kompania që ata kanë zgjedhur për të ndarë paratë, të ndryshonte objektin.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nën drejtimin e Edi Ramës, ka zhvilluar më datë 25 Mars 2020 një tender urgjent për “blerje paketa ndihme për familjet në nevojë dhe materiale mbrojtëse në mbështetje të personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”, me vlerë rreth 1.5 milion Euro.

Pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, kemi një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” shpk.

Kriteri i vetëm i vendosur nga Ministria për kompaninë fituese ishin kontratat për ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit, në një vlerë jo më të ulët se 40% e vlerës së përllogaritur të tenderit.

Alo Edi, Alo Xhaçka?

Kompania që keni vendosur të ndani plot 1.5 milion euro, a e ka eksperiencën e nevojshme në fushën e tregtimit të ushqimeve?

Sa muaj apo vite eksperiencë ka?

Si e gjetët këtë kompani për t’i dërguar ftesë për ofertë për blerjen e ushqimeve pa garë dhe pa shpallje publike?

Etiketa: enkelejd alibeaj
Pas

Frikë nga diktatura “Covid“ në Europë

Para

Tamponet për COVID 19, Agjencia e Barnave: Subjektet private nuk janë të certifikuar

Para
Tamponet për COVID 19, Agjencia e Barnave: Subjektet private nuk janë të certifikuar

Tamponet për COVID 19, Agjencia e Barnave: Subjektet private nuk janë të certifikuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi i përgjigjet Berishës: Komisionerët e PD nuk kontestuan rezultatin brenda vendit

DEA amerikane hap zyrë në Shqipëri. Ambasada e SHBA: Na kontaktoni në WhatsApp për informacione mbi trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Anuela Ristani me “dorë të hekurt”, shkarkon nga Bashkia e Tiranës bashkëpunëtorët e Erion Veliajt

Kuvendi rikthehet me seanca plenare më 29 maj! Kryetarja Spiropali firmos vendimin

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, arrestohen dy persona

Manastirliu: Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në testin kombëtar VANAF

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

Ministri Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

Elisa Spiropali: Humbëm Artan Lamen, njeri i dijes dhe pasionit për Shqipërinë

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.