23:46 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“U detyrua të linte punën për mua”, flet vajza e ‘pompistit’ që qeveria e çoi infermier në Itali: Ka mbaruar shkollën për mjekësi!

20:24 | 31/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pompisti pa eksperiencë që shkoi të ndihmonte Italinë”, cila është e vërteta e Qazim Ismailit.  Të njohurit: Ka punuar tek Spitali Ushtarak dhe tek QSUT, ‘Gërdeci’ e ktheu në shtëpi

Ditën e sotme u shkrua në media se njëri nga personat që u dërgua në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit nuk ishte mjek në profesion por pompist në një karburant në Vlorë.

Bëhet fjalë për Qazim Ismailin, për të cilin u deklarua se nuk ka eksperiencë në mjekësi dhe deri para pak ditësh vijonte të punonte si pompist.

Lajmi është përgënjeshtruar nga vajza e tij e cila ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania duke bashkëngjitur edhe materialin që vërteton se Qazim Ismaili është mjek në profesion, dhe gëzon disa tituj.

“Nuk kam arsye për të qënë anonim. Jam Artjola Ismaili, vajza e Qazim Ismailit, mjekut që shkoi në Itali për të cilat qarkullojnë edhe shumë lajme. Këtu në Shqipëri janë zakon keqinterpretimet e çdolloj lajmi apo fjalimi. Dhe do të doja të sqaroja të gjithë këto lajme që më vjen me të vërtetë neveri.

Po babi im ka punuar pompist, e vërtetë, e çdo të të thotë kjo??? Edhe një përgjegjes për një periudhë mund të jetë pjatalarës, nuk është turp që të punosh, e sidomos për të siguruar të ardhurat e familjes. E kjo nuk tregon që babi im nuk është mjek, boll me këto lajme.

Babi im ka bërë shkollën për mjekësi, ka lejen e mjekut, ka kaluar edhe provimin në Itali për të filluar punën ndershmërisht sot atje. Janë të gjitha të dokumentuara edhe për eksperiencën e punës disa-vjeçare në Itali, si dhe tek spitali nr.2 në Shqipëri. Për faktin se unë isha e vogël dhe kisha nevojë për një operacion në zemër, u detyrua që të linte punën dhe të kthehej për mua,” -sqaron ajo.

Etiketa: qazim ismaili
Pas

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shfuqizon vendimin e qeverisë për kufizim lëvizjesh

Para

“Kisha vetëm 2 minuta për t’i thënë lamtumirë”, këngëtari i hitit të famshëm vdes nga koronavirusi

Para
“Kisha vetëm 2 minuta për t’i thënë lamtumirë”, këngëtari i hitit të famshëm vdes nga koronavirusi

"Kisha vetëm 2 minuta për t'i thënë lamtumirë", këngëtari i hitit të famshëm vdes nga koronavirusi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.