Një i sëmurë nga hemofilia nga Dibra ka ngritur shqetësimin në Fax Neës në lidhje ilaçin që i duhet të përdorë për tu kuruar nga kjo sëmundje, ku thekson s ei duhet që të shkojë një herë në muaj në Tiranë për ta marrë.
Në një kohë kur vendi është paralizuar nga pandemia e koronavirusit, qytetari nga Dibra tregon se ka hasur shumë vështirësi për të gjetur ilaçin, pasi ai nuk shpërndahet pranë pacientëve.
“Ka mungesa e ilaçit dhe rruga që bëjmë nga Dibra në Tiranë për të marrim. Janë mjekime shumë të shtrenjta dhe merren në farmaci në spital.
Ka një muaj që nuk shkoj dot në Tiranë. Nuk e di pse nuk e shpërndan Ministria afër të sëmurëve jo të sorollatem unë Tiranë-Dibër.
Kjo ka hemoragji të brednsheme, hematoma. Endemi dyerve të QSUT-së duke marrë ilacin nuk kemi mundësi ekonomike. Po mbajmë shpresën tek zoti që mos të na ndodhë ndonjë hemoragji. Ka shumë rrisqe.”– tha i sëmuri.