Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një deklaratë për qytetarët në rrjetet sociale i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me tenderin 1.5 milionë euro, për kompaninë “Euroviashpk”, ku sipas PD-së e ka fituar këtë tender pa garë.
PD kallëzoi në SPAK ministren Xhaçka duke pretenduar se tenderi i është dhënë një kompanie maqedonase merrej me kompjutera por 6 ditë para shpalljes si fites kishte ndryshuar aktivitetin në ushqime.
Xhaçka u shpreh e habitur nga akuzat e PD-së të cilat i cilësoi si inskenime si Babalja, thotë se procedura e tenderimit është kryer sipas ligjit dhe fituesi i këtij tenderi është shpallur një ditë apo 24 orë pasi u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore duke mos pritur një javë apo 1 muaj.
Po ashtu ministrja e Mbrojtjes shprehet e sigurt se e njëjta procedurë e rregullt është ndjekur dhe nga Lulzim Basha kur ai ka qenë ministër në qeverinë e PD në kohë fatkeqësish.
”Tani dy fjalë për procedurën. Në një rast tjetër, nuk do kisha harxhuar asnjë moment për t’ju dhënë një debati akuzash të pavërteta qëna shfokuson nga puna që po bëjmë. Por në respekt të qytetarëve dhe në respekt të të gjithë atyre njerëzve që po punojnë në prapavijë për të bërë të mundur që kategorive në nevojë të mos u mungojnë ushqimet bazë gjatë këtyre ditëve të vështira, në një emergjencë mbarëbotërore, ndihem e detyruar tëjap disa sqarime.
Si fillim, e inkurajoj opozitën të mos bëjë politikë, por ta referojëçështjen sa më shpejt tek organet e drejtësisë që të sqarohet sa më shpejt duke dalë e vërteta siç ka dalë me çdo gjë të inskenuar nga regjizorët e “Babales”.
Procedura e prokurimit të ushqimeve të Rezervave të shtetit është bërë në përputhje të plotë me përcaktimet ligjore dhe aktet nënligjore që krijojnë mundësinë e blerjes me afate të përshpejtuara pikërisht për të përballuar situata ekstreme të shkaktuara nga gjendja e fatkeqësisë.
Në datë 24 mars u bë efektiv vendimi i Këshillit tëMinistrave nr. 236 dhe u ngrit mekanizmi për asistencën sociale ndaj shtresave në nevojë. Ndërkohë, po në 24 mars, në të njëjtën ditë u miratua me VKM vendosja e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë. Në kushtet e fatkeqësisë së shpallur dhe me ngritjen e mekanizmit humanitar për ndihmat ushqimore për kategoritë në nevojë, Ministria e Mbrojtjes në mënyrë urgjente në datë 25 mars, pas 24 orësh, hapi sipas ligjit procedurën e blerjes së këtyre mallrave. Pra,brenda 24 orëve të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë.
Në vijim dhe në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit për situata të tilla, në datë 26 mars komisioni hapi ofertat dhe në datë 27 shpalli fituesin. Në rast se e ka harruar, i kujtoj Lulzim Bashës se është procedurë krejt e ligjshme dhe e njohur, e detyrueshme në rrethana emergjence dhe e përdorur edhe nga ai vetë, dikur ministër në raste emergjencash shumë herë më të vogla dhe të lokalizuara se kjo siç ishte përmbytja e asaj kohe.
Pra, nuk është pritur as javë e as muaj, por është bërë të nesërmen e shpalljes së gjendjes së fakteqësisë siç e do edhe logjika e këtyre procedurave urgjente dhe ishte kjo punë pa orar dhe këto procedura në përputhje me ligjin pa humbur kohë tëçmuar që bënë të mundur furzimin pa ndërprerje të operacionit të ndihmës.
Këta që i bren meraku i madh për popullin i ftoj të heqin pizhamet, të ngrihen nga divanët, të lënë telekomandat, telefonët e fejsbukun e të vijnë të na ndihmonjë në terren, atje ku nevoja është e madhe. I pajisim ne me maska e doreza, se për shkak të asaj punës urgjente brenda 24 orëve, jo me zvarritje javësh e muajsh, por brenda 24 orëve, si në shumë pak vende, ushtarakëve dhe vullnetarëve tanë nuk u munguan asnjë ditë masat mbrojtëse. Përfytyroni të kishte munguar qoftë edhe një ditë ushqimi për nevojtarët apo masat mbrojtëse për funksionarët e shtetit ç’thagma do kishin nxjerrë nga goja “Babalet” e opozitës.
Nuk dua të zgjatem më, por u garantoj qytetarëve që jemi të gjithë në krye të detyrës dhe pavarësisht llafeve të 3-4 individëve që ju i dini, nuk do e ndërpresim për asnjëçast punën.Çdo ditë edhe më të organizuar dhe strukturuar do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi, që qytetarëve në nevojë mos u mungojnë ushqimet dhe gjithë trupës sëatyre që u shërbejnë mos u mungojnë masat mbrojtëse duke zbatuar ligjin në mënyrën më të rreptë dhe rigoroze.
Ndërsa opozitën e ftoj të bashkëpunojë dhe pse jo të ndihmojë duke filluar nga kontrolli po deshën, numërimi, paketimi e deri tek shpërndarja nëçdo familje në fshat a qytet, nëçdo cep tëShqipërisë të ndihmave ushqimore.
Sepse, kur kjo situatë të ketë kaluar, siç do të kalojë, kur kjo luftë të jetë fituar, siç do ta fitojmë, njerëzit me të drejtë do të pyesin ore po këta ç’bënë për të ndihmuar? Dhe po të isha në vend të tyre do ta kisha shumë të vështirë të gjeja një arsye që të më bënte të ndihesha krenare për veten apo partinë time politike.”- tha Xhacka.