19:11 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Atë ton ta përdori me të shtëpisë së tij”, biznesmeni: Jam i tërbuar nga këta politikanë, po rrezikohet paqja sociale

17:53 | 02/04/2020
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Atë ton ta përdori me të shtëpisë së tij”, biznesmeni: Jam i tërbuar nga këta politikanë, po rrezikohet paqja sociale

Iljaz Mehmeti është prodhues dhe eksportues vendas i cili në një lidhje me skype me Fax News deklaroi se biznesi u madh po gjen vështirësi të pazakonta në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia ndërsa pohoi se qeveria nuk ka dhënë asnjë sinjal dialogu me administratorët e tyre.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e ministres së Ekonomisë, Anila Denaj, të Arben Ahmetajt dhe Erion Braçes ku për këtë të fundit tha se është i tronditur nga dekalratat e tij.

“Ajo duket deklaratë e një politikani ekstra-parlamentar që kundërshton dhe duket qartë se refuzon sistemin. Zoti Braçe ka 7 vjet në qeveri, se nëse një person jeton në luks ilegalisht ai ka përgjegjësi për këtë. Braçe mund të flas me të shtëpisë së tij me atë ton “o VIP-a”. Atë e kundërshtoj të flas në atë gjuhë, ajo epokë e ’44 ka vdekur definitivisht. Jam i tërbuar që ekzistojnë ashtu politikanësh siç ndodhi në kohën e Berishës me firmat piramidale, ka akoma sot që vënë në diskutim paqen sociale, ligjet më të cilat jetojmë. Rrezikon ti hedhë benzin zjarrit në një konflikt civil në një vend me qëndrueshmërinë e brishtë ku lidhja e njerëzve me pronën është delikate. Të dilet sot me gjuhë të atij lloj më duket e pabesueshme, tha ndër të tjera Mehmeti.

Pjesë na biseda me gazetaren Xhilda Kondi:

Si kanë rezultuar masat që janë marrë sidomos në ekonomi?

Mehmeti: Kanë pasur çasje të ndryshme në mënyra të ndryshme. Masat në vendin tonë që i realizon të ardhurat kryesisht përmes eksportit të mallrave, masat kanë dhënë një impakt relativ në ekonominë e vendit. Impakti nuk ka ardhur nga këto masa, por bllokimi i aktivitetit ekonomik nga vendet partnere. Sigurisht këto masa sa i takon mbarëvajtjes së ekonomisë kanë efekt negativ sepse sjellin frikë që sjell rënie të konsumit sot por edhe në të ardhmen. Kjo rënie konsumi pasqyrohet edhe në pjesën e ekonomisë ku operojnë bizneset e vogla por edhe në sektorin e turizmit. Ky mendoj është impakti negativ mbi masat për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Efekti është psikoza, frika, rënia e konsumit për një periudhë relativisht afatgjatë, të ardhurat që mungojnë sjellin rënie të konsumit. Mungojnë të ardhurat në familjet shqiptare, për rrjedhojë bie edhe konsumi që është thelbi i dëmit që pëson ekonomia.

Po sa i përket paketës së ndihmës së luftë, e përmirësojnë situatën?

Mehmeti: Kjo është një iniciativë e urtë politike, ekonomike dhe sociale. I vjen në ndihmë një pjese të popullsisë që merren me biznesin të vogel. Fondi sovran është një iniciativë e pamjftueshme dhe mënyra se si prezantohet më duket se ka pretendimin por është e vështirë të arrijë rezultatin. Mendoj se qeveria sidomos ndaj biznesit të madh është mbrapa me mbështetjen, këtë e pranoi edhe ministrja Denaj mbrëmë, masat ndaj këtij sektori jemi pas sepse jemi në kushtet e 3 javëve të fillimit të krizës në vendin tonë dhe pothuajse 3 muajve partnerit tonë kryesor, Italisë. Jo vetëm jemi pas me diskutimin publik, nuk ka një diskutim mes palëve ndërkohë që shoqatat e sipërmarrjes kanë propozime konrete, siç është sugjerimi i një shoqate të punëdhënësve që përfshin kryesisht biznesin fason që sugjerojnë blerjen e borxhit financiar nga kompantitë shqiptare që kanë ndaj partnerëve të huaj, që të financohet nga qeveria dhe të finalizohet më pas apo kompensohet nga kompanitë e huaja. Bizneset e huaja do viheshin në raport me qeverinë e jo me biznesin shqiptar dhe më duket një propozim shumë inteligjent. 

Ka pasur raste kur sipërmarrësit nuk i mbajnë dot të punësuarit dhe të paguajnë pagat dhe sigurimet. Ka pasur një propozim tjetër që të paguhen pagat e punonjësve në kompanitë ku punojnë të paguhen nga shteti dhe të kompensohet në bazë të aktivitetit që kompanitë kryejnë në të ardhmen. Nuk bën më sens dhe ministrja e la hapur, por duhet të ishteshpallur që të paguhen këstet e tatim fitimit për vitin 2020. Ekonomia ka nevojë për siguri dhe analizë jo në afate kohore që të shkaktojë mungesë konkretizimi. Për rrjedhojë duhet të rishikohet tatim-fitimi për vitin 2020 dhe vlera përkatëse e kësteve. Nuk di të ketë një replikë dhe një thellim nga ana e qeverisë në këtë drejtim. Kemi kërkesë për shtyrjen e kredive dhe overdrafteve për njëfarë kohe dhe të asistohet në huamarrjen në kredi jo më të lartë se 0.3%. Na u afruan 3% por mua më duket absurde në këto kushte. Kemi një problem madhor ndaj të cilit qeveria dhe institucionet duket sikur janë paralizuar, proceset ligjore dhe administrative ndërkohë që kemi skadenca, duhet të shtyhen sepse krijohen kushte të jashtëligjshme ndërkohë që nuk është faj i biznesit.

Ministrja u ndal tek rimbursimi i TVSH-së, këtu vazhdon sipërmarrje të financojë shtetin përmes parapagimit të TVSH-së në doganë, kjo ndodh në një vend ku qeveria ka humbur kontrollin territorial, s’ka pse ti kërkohet biznesit parapagimi i TVSH-së, sidomos në këto kushte, pasi është e papranueshme edhe si princip.

Në deklaratat e dritanishme duket si një tendencë e qeverisë për të penguar bllokimin e financimit të biznesit, a kemi një tentativë dhe princip komunist për të frenuar të pasurit ndaj të varfërve?

Mehmeti: E drejtë pyetja por nuk do të doja të ishte kështu. Të them se jam i irrituar është pak, unë jam i skifuar, që zv/kryeministri të bëjë një deklaratë jakobine. Ajo duket deklaratë e një politikani ekstra-parlamentar që kundërshton dhe duket qartë se refuzon sistemin. Zoti Braçe ka 7 vjet në qeveri, se nëse një person jeton në luks ilegalisht ai ka përgjegjësi për këtë. Braçe mund të flas me të shtëpisë së tij me atë ton “o VIP-a”. Atë e kundërshtoj të flas në atë gjuhë, ajo epokë e ’44 ka vdekur definitivisht. Jam i tërbuar që ekzistojnë ashtu politikanësh siç ndodhi në kohën e Berishës me firmat piramidale, ka akoma sot që vënë në diskutim paqen sociale, ligjet më të cilat jetojmë. Rrezikon ti hedhë benzin zjarrit në një konflikt civil në një vend me qëndrueshmërinë e brishtë ku lidhja e njerëzve me pronën është delikate. Të dilet sot me gjuhë të atij lloj më duket e pabesueshme. Çështja është që kjo dalje e Braçes siç e latë të nënkuptohej ose vërtetë është shprehje kulminante e një çasje ku Ahmetaj prej 3 javësh përdor terma të papranueshme, nuk e di a ka punuar ndonjë ditë në biznes privat kur thotë se sipërmarrja nuk aksesohet në fondin sovran se nuk plotëson kriteret. Të mos bëjnë të gjithëditurit por të diskutojnë me aktorët e ekonomisë dhe sipërmarrjes mbi pikat e ndryshme të paketës së qeverisë.

Derimë tani ka përpjekje për të treguar se sa mbështetje kanë bizneset e vogla, po me biznesin e madh cfarë po ndodh, duket se turizmi po falimenton?

Mehmeti: Propozimet janë bërë publike përkundrejt veshit të shurdhër të qeverisë. Sipërmarrja është nyja gordiane e ekonomisë. Ne jemi tatim-pagues, mbajmë shtetin, por njëkohësisht jemi edhe pagues sepse kontribuojmë ndaj shtetit , paguajmë punonjësit. Jemi termomentri i shoqërisë dhe ekonomisë. Ajo që po ndodh është siç ka rënie të konsumit këtu ka rënie drastike tek partnerët europian, ka anulime dhe shtyrje të porosive dhe në kushtet e frikës ndaj të panjohurës ka edhe një fenomen të shtyrjes së pagesave që ndodhta është edhe dëmi më i madh që i vjen ekonomisë sepse cënon besimin në të ardhmen. Nuk di të ketë iniciativa konkrete në këtë sens.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Falsifikim dokumentash dhe kontrabandë mallarsh, zbulohet sofistikimi që kishte bërë 39-vjeçari në Durrës

Para

Dyshimet për shfaqjen e COVID-19 në Gjirokastër, dalin rezultatet për dy personat e testuar (Femra)

Para
Shënohet rasti i parë me koronavirus në Greqi, rëndohet bilanci i të prekurve në Itali

Dyshimet për shfaqjen e COVID-19 në Gjirokastër, dalin rezultatet për dy personat e testuar (Femra)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, reagon nënkryetari i sapozgjedhur, Endrit Braimllari

KAS i rrëzoi, PD çon në Kolegjin Zgjedhor tre qarqet e para! Pritet shorti për Korçën, Gjirokastrën dhe Kukësin

Trump: Nëse nuk do ta kisha dërguar Gardën Kombëtare, Los Angeles do ishte djegur

PD kërkoi rinumërim të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

Marina meksikane sekuestron sasinë më të madhe të drogës në vend, kapen 42 tonë metamfetaminë në disa laboratorë

Austri, qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare pas sulmit vdekjeprurës në gjimnazin e Grazit

Administrata Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Kryeministri Edi Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta politikanit Bujar Bukoshi

Takimet bilaterale/ Presidentja Osmani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Japoni

PD kërkoi pavlefshmëri të votave për qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.