Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë një lidhje me emision “Open” foli mbi situatën ekonomike që po kalon vendi ynë si pasojë e pandemisë që ka përfshirë globin.
Ai tha se nuk mund të flas me shifra po edhe ekonomia shqiptare do preket negativisht pasi po preken ekonomitë më të zhvilluara.
Në fjalën e tij Guvernatori komentoi edhe takimin me kreun e qeverisë Rama dhe marrëveshjen që kanë bërë për shtyrjen e kredive që po aplikohet ndërkohë.
“Fatkeqësisht edhe ekonomia shqiptare do të goditet dhe kjo goditje është një negative. Janë ekonomitë e SHBA-së, Kinës dhe eurozonës që kanë parashikuar një reçension të thellë.
Unë nuk mund të jap një shifër të saktë, por ekonomia shqiptare do pësojë një goditje negative.
Kemi zhvilluar një video-konferencë me drejtuesit e bankave dhe më siguruan që kreditë po shtyhen”, u shpreh Guvernatori”.