Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero është një nga personazhet që puna ia kërkon të jetë ndër më të pranishmit në komunikimet publike me të dhënat që tregon nga Spitali Infektiv por edhe këshillave që jep ndaj qytetarëve për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Në një lidhje të dyfishtë me skype në studio, mes Ramës, Piperos dhe moderatorit të Arjan Çani, ky i fundit e pyeti nëse është bërë xheloz se mjeku është bërë më ‘star’ së fundmi.
Mund të qëndrosh edhe për një pyetje Rama?
Rama: Jo se nuk kam kohë, do merrem me Zahon
Zaho duhej të ishte duke fjetur tani, mos gënje
Rama: Zaho, eja këtu, mos dil në kamera, thuaj se duhet të largohem
(Zaho përsërit urdhërin e Ramës, Pipero i thotë ‘marshallah’
Pipero ka fituar shumë ndekje këto ditë a keni xhelozi se është bërë më ‘star’ se ti?
Rama: Unë realisht kam një mirënjohje të jashtëzakonshme se në këto ditë është bërë tamam psikologu i njerëzve dhe duke pasur gjithë këto njohuri ka edhe një mënyrë shumë njerëzore për ti thënë. Nuk kam asnjë xhelozi por jam shumë i lumtur se nuk është një ushtar partie por përcjell pozitivitet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)