Edhe në Kapshticë janë bllokuar disa emigrant që kthehen nga Greqia ndërsa në videon e siguruar nga Faxweb.al shihen edhe përplasjet e tyre me Policinë e cila i ka ndaluar të futën në territorin shqiptar.
Mësohet se janë 16 persona që duan të hyjnë në Shqipëri ndërsa autoritetet i kanë bllokuar për shkak të masave ndaj mos lejimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Qytetari që ka nisur videon pretendon se është dhunuar edhe fizikisht nga forcat e rendit.
Nuk kanë të ndalur problemet për emigrantët shqiptarë që kthehen nga Greqia përmes pikës Kufitare të Kakavijës, pasi gazetarja e Fax News, Ervina Shehu raporton se 30 persona kanë mbetur në zonën neutral.
Emigrantët kërkojnë të futen në territorin shqiptar ndërkohë që pika kufitare prej ditësh është mbyllur.
Burime nga pika Kufitare e Kakavijës bëjnë me dije se nuk do i lejojnë të hyjnë në tokën shqiptare.
(F.GJ/FAXWEB.AL)