Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishin ditën e sotme inspektim në terren në tregun e Kombinatit në Tiranë, ku dhe po udhëzojnë policinë dhe ushtrinë për masat që do të ndërmerren në këtë treg për të parandaluar grumbullimet masive të njerëzve.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale se në këtë treg nga dita e hënë, nuk do të lejohen makinat në treg.
Do të ketë vetëm një hyrje dhe çdo hyrje tjetër do të mbyllet. Po ashtu do të largohen të gjithë ambulantët në një hapësisë tjetër.
“KOMBINAT, TIRANË – NUK DO RREZIKOJMË GJITHÇKA QË KEMI ARRITUR DERI TANI NË TIRANË VETËM PËR NJË TREG!
? NËSE NGA 27 NJËSI, NË 26 PREJ TYRE TREGJET FUNKSIONOJNË PËR BUKURI, NUK KA ASNJË ARSYE QË TË MOS VENDOSET RREGULL EDHE NË TREGUN E KOMBINATIT.
? NGA E HËNA RREGULLA TË REJA:
– USHTRIA NUK DO TË LEJOJË MË MAKINA NË TREG;
– DO TË KETË VETËM NJË HYRJE, ÇDO HYRJE TJETËR MBYLLET;
– LARGOHEN TË GJITHË AMBULATËT NË NJË HAPËSIRË TJETËR;
– NË HYRJE DO TË KRIJOHET NJË TUNEL HIGJENIK PËR DEZINFEKTIM.
– DO VENDOSET SINJALISTIKË 2M LARG NJËRI-TJETRIT.
? MASA DRASTIKE PËR TË VETMIN TREG QË NA SJELL PROBLEME, POR TË GJITHA KËTO NUK BËHEN PA BASHKËPUNIM!”- shkruan Rama.