Kryeministri Edi Rama në një video në rrjetet sociale ka njoftuar për sesi do të vijojnë masat e reja që janë ndërmarrë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri Edi Rama u shoreh se po mendon për lehtësimin e masave të lëvizjes duke zgjeruar fashën orare të lëvizjes, për shërbimet bankare si dhe do të lehtësohet lëvizja e mjeteve private që vijnë në punë të autorizuar të kenë një fashë më të zgjatur.
Po ashtu Rama theksoi se do autorizojmë hapjen e dyqaneve, ku do kërkohet me detyrim pajisja e maskave dhe doreza dhe rregulla strike, shkelja e të cilave do të mbyllje me mbyllje, konfiskim malli deri ne heqje lirie.
“Jam mërzitur nga pamjet skandaloze të tregut të Kombinatit, janë të patolerueshme dhe përbëjnë një konfirmim të nevojës për të ecur me masat ndëshkuese për të pabindurit. Po mendojmë ta hapim pikatoren e lehtësimeve për masën e madhe që po bëjnë rezistencën e duhur. Duam të lehtësojmë pak lëvizjen tani që kemi konsoliduar mekanizmin për leje daljet e vetëm një anëtari të familjes. Të lehtësojmë shërbimet bankare që edhe si rrjedhojë e paketës mbështetëse bankat duhet të përballojnë më shumë fluks. Të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve private, të atyre që vijnë në punë të autorizuar të kenë një fashë më të zgjatur.
Ata që i kanë mbyllur njësitë individuale tregtare, përveç bare, restorante e palestra ku mblidhen shumë njerëz. Por këto kërkojnë vetëdije të larta, dhe masa të reja ndëshkimore për shkelësit. Ajo që ndodhi në Kombinat nuk ndodhi javën e kaluar, nuk është çështja tek fasha orare, as tek liri dalje për pazare në një kohë, por tek lirimi i disa zinxhirëve mbrojtës që kujtojnë se hajt se kaloi, apo se kërcënimi i një katastrofe me mijëra të vdekur nuk është real. Më e keqja nuk ka kaluar dhe mund të ndodhë sa hap sytë dhe mund të na marrë me vete.
Dhe për këtë mjafton disa njerëz hileqarë që kujtojnë se ja hedhin edhe virusit. Kjo ndodh vetëm në tregun e Kombinatit dhe tek tuk diku tjetër, por kjo del e tepron për t’i bërë gjëmën gjithë Shqipërisë. po të ishte halli i një orëshit do ndodhte me të gjithë, po të vinte nga pamundësia për të bërë me korrektesë detyrën do ishte një fenomen e do na kishte rënë zjarri me kohë.
Në Shkodër e infektuan njëri tjetrin në një mort dhe pastaj e bën zinxhir për të 7-ta, kështu është kjo luftë. Kur e vumë këtë fashë orare, e vendosëm që do të zgjatje deri të hënën, por u detyruam ta shtyjmë me disa ditë. E keqja nuk ka ardhur akoma. Kjo nuk është çështje oraresh apo rregullash, por e disave që u ka mbetur sahati 12.
Ja kush është plani që po përgatisim dhe do kthehet në ligj shumë shpejt. Si fillim do zgjasim fashën orare, por do rrisim ndëshkimet dhe për rastet e përsëritura do të shkojnë deri në burg. Më pas gjithmonë me shkallë dhe sipas dinamikës, do lejojmë automjetet private me fashë orare të zgjatur për kompanitë që kanë aktivitet ligjërisht të lejuar, por do rriten ndëshkimet. Do autorizojmë hapjen e dyqaneve, ku do kërkohet me detyrim pajisja e maskave dhe doreza dhe rregulla strike, shkelja e të cilave do të mbyllje me mbyllje, konfiskim malli deri ne heqje lirie. Ka ndodhur gjithë këto javë që Polica e Shtetit të kap dhe të ndëshkojë me gjobë dhe mbyllje kafe, ku u ofrohet kafe dhe raki trimave.”– tha Rama.