Avokati i njohur Altin Goxhaj ishte i ftuar në Fax News për të folur mbi masat që po merr qeveria shqiptare për frenimin e përhapjes së koronavirusi në vend.
Ai tha se në fillim të kësaj pandemie shqipëria e injoroi atë duke e mohuar si fakt botëror teksa përmendi mbylljen e një shkolle private që deklaroi mbylljen si masë ndaj koronavirusit dhe më pas qeveria i hoqi liçensën.
Ai tha “se disa nga masat e kësaj qeverie janë në kundërshtim me ligjin pasi aplikohen përpara se të publikohen në fletoren zyrtare”.
Goxhaj tha ndër të tjera se “masa drastike e vënë nga qeveria për gjobën në fashën orare 05:00-13:00 është në kundërshtim me ligjin pasi nuk kishte dalë akoma në fletoren zyrtare ndërkohë që aplikohej në terren”.
Avokati u bëri thirrje qytetarëve që të mos firmosin këto gjoba dhe ti kërkojnë me shkrim arsyet e tyre dhe më pas ti ndjekin ligjërisht pasi janë shkelje.
“Nuk mund të bëhet me ligj që të merret leje për të dalë por vetëm për tu vetëdeklaruar” ,- tha ai.
Të bësh një gjë të tillë duke marrë leje në portalin qeveritar avokati e krahasoi me skllavëri.
https://www.facebook.com/faxnews.all/videos/530722637635751/?t=2