Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Mësohet se ka ndërruar jetë Skënder Kurti ish-kampion boksi.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili i ka shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.
“Te qofte dheu i lehte Ner Kurti! Nuk arrij ta besoj qe kete here nuk ja dole!”- shkruan Paloka.
Kujojmë se vetëm pak javë më parë 61-vjeçari Ner Kurti, ish kampion i Boksit dhe trajner për 30 vite, pësoi vdekje klinike, por nuk arriti që t’ja dilte.
(M.Q/Faxweb.al)